Sandri ndjek mitingun nga kati i katërt i kryeministrisëNga Antena brenda familjesSandrit i iku dje gjithë dita mbyllur në kryeministri. Doktori ishte treguar i pakujdesshëm dhe kishte nxjerrë një shënim tek dera, ku shkruhej “të hyjnë vetëm kamerat
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri ndjek mitingun nga kati i katërt i kryeministrisëNga Antena brenda familjesSandrit i iku dje gjithë dita mbyllur në kryeministri. Doktori ishte treguar i pakujdesshëm dhe kishte nxjerrë një shënim tek dera, ku shkruhej “të hyjnë vetëm kamerat e TV Klanit dhe TVSH për aktivitetin”. Roja i Gardës që mori shënimin, e ngjiti atë tek dera nga ana e jashtme. Duke qenë se duhet ta merrte me seriozitet regjistrimin e mitingut, Sandri shkoi vetë në kryeministri që në drekë. Roja i Gardës e përshëndeti me përzemërsi dhe e pyeti pa të keq se kur fillon aktiviteti.
- Po mua më pyet ti kur fillon, i tha Sandri, kur t’i dojë k… atij të gjatit fillon. Më 5 më duket se ka thënë.
- Më vjen keq zoti Sandër që flisni me këtë gjuhë. Pavarësisht relatave që keni me doktorin, unë e kam Komandant të Përgjithshëm, nuk ju lejoj të flisni ashtu.
- Ou, qenke figurë ti? Pse mo ç’thashë për doktorin që të ngeli qejfi?
- Po ja që thoni e nis aktivitetin kur t’i dojë…
- Se kisha për doktorin mo, e kisha për atë të gjatin tjetër, atë bolen, Edi Ramën…
- Po unë ju pyeta kur fillon aktiviteti juaj, se kështu na porositi doktori. Na e ka lënë shënimin këtu.
- Po ç’aktivitet kam unë. Atë aktivitetin e atij k… të gjatë do filmojmë. Por na ka lënë doktori katin e katërt bosh dhe tha hyni në kë zyrë të doni se zyra këshilltarësh janë, kot e marrin rrogën.
- Aha, d.m.th jeni për këtë aktivitetin këtu jashtë, i tha roja.
- Mos na ça trapin tani se s’ta kam ngenë të të jap shumë sqarime, i tha Sandri. Më shpjego pak si hipet në kat të katërt.
- Ka dy rrugë, i tha roja. Andej nga kalon doktori, d.m.th nga korridori i brendshëm, ose këtej nga hyrja tjetër nga hyjnë të gjithë.
- Andej nga hyn doktori dua, tha Sandri.
Pasi u ngjit në kat të katërt, filloi të organizojë kamerat. Vendi ku ishte vendosur podiumi nuk ishte shumë i përshtatshëm nga dritaret e fundit. I duhej dhe godina përballë. Mori në telefon doktorin dhe i kërkoi që Jozefina t’i lironte ca zyra dhe ajo në kat të fundit.
Por ndërkohë që u bënë gati zyrat, në shesh po mblidheshin njerëz dhe Sandri nuk dilte dot nga zyrat. Kështu që kameramani u detyrua të ikte vetë dhe të komunikonin me njëri- tjetrin me celular.
Pasi u kompletuan gjithë këndet e kamerave që do filmonin bulevardin nga të dy krahët, filloi regjistrimi. Sandri thirri dhe Petrit Becin, i cili kishte dhe ai kamerat e TVSH aty që ta shtynin me muhabet.
- E o Tit si shkoi kjo punë, tha. Më iku jeta duke ruajtur ndërtesën e kryeministrisë nga demonstruesit. Dhe më 14 shtator desha të vija këtu tu jepja zemër, po ata ia mbathën. Kur erdha unë, vetëm Ben Imamin gjeta. Dhe tani kanë ikë të gjithë. Vetëm unë e ti mbetëm. Ne do t’i mbajmë gjithë qeveritë në këmbë.
- Ca të bëjmë vëlla. Na zu ky hall. Ore prit se po flet ky Ed Rama, ça thotë ky me burrë, “vajza që pret fatura 30 milionë dollarëshe për një firmë të babait”… Për kë e ka ky me?
- E mo varja, për Argitën e ka, vari topet atij k...
- Pse me vërtet merr 30 milionë euro për një faturë ajo?
- Jo mo, një rast do të ketë qenë, ca merresh me të…
- Eu, digjo mor ça thotë, votat na i ka vjedhë familja për të grabitur tokat, pyjet, detin dhe ujërat me 1 euro… Për kë familje e ka ky me?
- E mo varja atij k…, për familjen e doktorit e ka. Demek kanë marrë toka në bregdet në parqe kombëtare dhe ca hidrocentrale. Po kush s’ka marrë o burrë, mos të marrin ata? Varja atij trapi, ç’e dëgjon atë…
- Ej Sandro, digjo mo ça thotë, Fatmir Mediu mban peng doktorin për të vrarët në Gërdec se i ka vrarë familja.. Për kë familje e ka fjalën ky me…
- Po varja mo atij k…, për familjen e doktorit e ka. ǒe dëgjon atë pash zotin… Fatmiri është alamet djali. Si Fatmiri të ishin gjithë këta b..q... e tjerë në qeveri, do kishim bërë ndonjë lek.
- Ej Sandro, po shumë qenka mo ja q… nënën. Ku janë mbledhë gjithë këta njerëz me jahu, s’kanë punë tjetër me bë këta?
- Ça t’i bësh Bec. Ti e di që shqiptarët të shtunën mbasdite e kanë për qejf xhiron. Dalin xhiro e kanë ngecë këtu se ka bë tribunën ky, s’kanë ku ikin.
- Lene, lene se na nxiu jetën. S’po gjejmë dot noj pamje me shesh bosh me e fut në lajme. Ec e qethi gjithë këta njerëz nga kamera.
- Ore, mirë ti që nuk ke ç’të japësh, po unë s’kam nga ik pa u siguruar që nuk janë shpërndarë këta socialistët, se këta dhe më njohin. Kam hall se më njohin makinën rrugës dhe më bëjnë mut.