Kokaina në vaj palme, sot masa për të arrestuarin
TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda vendos sot per masen e sigurise ndaj shtetasit Dhimitris Holtis, akuzuar per trafik nderkombetar te droges. Ai u la ne qeli, i akuzuar si porositës i mallit ne te famshmin operacion te kapjes se kokaines ne vajin e palmave. Pas operacionit u arrestuan katër persona, por u lane të lirë pasi kanë provuar mosdijeni për sasinë prej 200 kilogramësh kokainë e sjellë në Gjirokastër nga Kolumbia nëpërmjet shteteve të tjera.
Vaji i bllokuar
Nga të dhënat e policisë rezulton se kamioni që ka përshkuar Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë dhe Maqedoninë, ka mbërritur në Shqipëri në fabrikën Merentino në Gjirokastër, vetëm me një sasi prej pak gramësh kokainë dhe sasinë e vajit, që në fakt nuk është ai që pritej. Kamioni me bidonët e vajit është sekuestruar nga policia dhe tashmë ndodhet në Tiranë, në pritje të analizave kimike. Ndërsa ngarkesa e vërtetë që ishte porositur nga shtetasi Dhimitris Holtis, bidonët me vaj palme ku ishte tretur kokaina, është sekuestruar në Anversë dhe ndodhet në Belgjikë. Në Laboratorin e Kriminalistikës është dërguar një sasi vaji, për të verifikuar përbërjen e tij.
Si përpunohet vaji i palmës me kokainë
Lënda narkotike e llojit kokainë, në momentin që tretet në vajin e palmës, ndodhet në gjendje të lëngshme. Lëngu përftohet nga shtypja e gjetheve të kokës, nga ku del elementi narkotik në gjendje të lëngshme që hidhet në vajin e palmës. Por, para se të tretet në këtë lloj vaji, kokaina e lëngshme përzihet me amoniak, i cili ndihmon në procesin e ndarjes së vajit nga droga, pasi amoniaku ndihmon kokainën që të mpikset dhe të kthehet në gjendje të ngurtë. Trafikantët e drogës së fortë zgjedhin pikërisht vajin e palmës, pasi vetëm me këtë përzierje qentë e antidrogës nuk mund ta nuhasin lëndën narkotike. Në këtë mënyrë, një kontroll i zakonshëm policie nuk mund ta zbulojë në asnjë rast ngarkesën e drogës.