PS mbron diktaturen padi Parlamentit te ri
Partia Socialiste edhe nje here tregoi vendosmerine e saj per te mbrojtur deri ne fund Piramiden e ish-diktatorit te Shqiperise. Keshtu diten e djeshme ajo dergoi ne prokurori ceshtjen per prishjen e Piramides duke kerkuar deri ne ndjekje penale ndaj atyre qe sipas saj kane shfrytezuar kontributet e shtetit. Sipas Partise Socialiste prishja e Piramides dhe ndertimi ne vend te saj te nje parlamenti nuk duhet bere pasi per ta Piramida ne radhe te pare perben nje monument kulture dhe si e tille ajo nuk duhet shembur. Por nga ana tjeter shpeshhere eshte thene edhe nga kreu i qeverise ashtu edhe nga anetare te tjere te mazhorances qe Piramida eshte nje kult i ndertuar per te nderuar diktatorin e asaj kohe dhe ne kete menyre nuk ka perse ajo te qendroje akoma. Ndersa selia roze mendon ndryshe dhe beson se shembja e Piramides eshte nje shkelje qe u behet monumenteve kulturore. Por per Partine Socialiste gjithashtu nje faktor tjeter qe ndikon per mosprishjen e Piramides jane edhe fondet e shperdoruara sipas tyre me pare per ndertimin ne te te nje teatri kombetar. Partia Socialiste i cileson si te humbura fondet e akorduara nga Ministria e Kultures per projektin e pershtatjes dhe shnderrimit te Piramides ne teater dramatik kombetar. Keto kane bere qe PS-ja te dergoje ceshtjen ne prokurori dhe te kerkoje ndjekje penale per te gjithe funksionaret shteterore qe do te rezultojne pergjegjes per humbjen e ketyre fondeve.