E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbatimi i vendimeve te gjykates debate PD-PS

Zbatimi i vendimeve te Gjykates Kushtetuese eshte kthyer ne molle sherri mes mazhorances dhe opozites. Debati nisi pas nje deklarate te ministrit te Financave Ridvan Bode i cili gjate diskutimit te projektligjit per pensionet e piloteve e cilesoi si paradoks nje vendim te Gjykates Kushtetuese per ushtaraket. Vendimet e Gjykates Kushtetuese te cojne deri ne veprime te tilla absurde ku nje njeri qe eshte ne pension merr me shume sesa nje njeri qe eshte ne pune. Mund te beje vaki kjo - tha Bode. Zgjidhja per kete gje sipas deputetit socialist Arben Malaj nis me zbatimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese. Por Kryeparlamentarja Topalli kujtoi se Gjykata Kushtetuese ka marre edhe nje vendim qe detyron deputetet te votojne. Ka edhe nje interpretim mbi te drejtat e detyrimet e deputeteve vendim i cili nuk eshte zbatuar prej 1 muaj e gjysme nga nje pjese e deputeteve te cilet ne baze te ketij vendimi te Gjykates Kushtetuese jo vetem kane te drejtat e tyre por kane dhe detyrimin per te votuar - tha ajo. Ne kunderpergjigje te saj reagoi deputeti Ilir Gjoni sipas te cilit Kryetarja e Kuvendit vijon te mos e marre parasysh vendimin e Bashkimit Evropian. Me vjen keq qe ju nuk e keni marre mire mesazhin qe ju ka derguar Evropa personalisht juve dhe pikerisht i referohet ketij lloj abuzimi qe ju beni me pozicionin e Kryetares se Kuvendit. Ju nuk mund ta perdorni ate tribune per qellimet tuaja politike personale - tha Gjoni. Por sipas Topallit raporti flet direkt per bojkotimin e Kuvendit nderkohe qe komisioneri kritikon perdorimin e dhunes. Kishte te drejte zoti Fule kur tha se nuk eshte menyra me te cilat mund te shkohet ne Evrope kur gjuan shteti me gure apo kur gjuan policine me gure. Ju zoti Gjoni keni qene minister i Brendshem dhe te pakten ju duhet te reagonit kur goditet me gur shteti. Sinqerisht ju ftoj qofte edhe per ligjin per kulturen une e di qe ne brendesi ju e pranoni ate ligj votojeni per ligjin e piloteve votojeni per ligjet e tjera votojini. E keni detyrim te Gjykates Kushtetuese - tha ajo. Por deputeti socialist Erion Brace kujtoi vendimin e Kushtetueses per kufirin detar me Greqine. Topalli tha se ka qene Kuvendi qe ka shtyre miratimin e kesaj marreveshjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›