PS mbyll fushatën elektorale në Parkun Olimpik në Tiranë

TIRANË, 9 maj/ATSH/- Partia Socialiste zhvilloi sot në mbrëmje takimin përmbyllës elektoral të fushatës për zgjedhjet e 11 majit në Parkun Olimpik në Tiranë.
Me sloganin ‘Shqipëria 2030 në BE”, Partia Socialiste synon mandatin e katërt qeverisë me synimin kryesor për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit, njëherësh drejtuese politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali tha se “sot është dita e Europës, sot 9 maji është dita ku ëndrra më e bukur politike që edhe sot i thërret popujt, i thërret njerëzit drejt paqes, drejt paqes, drejt demokracisë dhe drejt zhvillimit është ogur i mirë për ne dhe për fitoren tonë të 11 majit”.
Ajo theksoi se “Europa ishte ëndrra e atit tonë themeluese dhe etërve të tjerë shqiptarë, kur e shpallën pavarësinë dhe e shpallën Shqipërinë Republikë. Ishte ëndrra e atyre që luftuan për një vend të zhvilluar, për një demokraci. Ishte ëndrra e atyre që luftuan në Luftën e Dytë Botërore kundër fashizmit që tentoi të rrafshonte vlerat europiane”.
Drejtuesja politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu tha se 11 Maji nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, por një ditë historike.
“Fushata për Qarkun e Tiranës është zhvilluar në çdo lagje e komunitet, derë më derë, me fokus te punët e kryera dhe vizioni për të ardhmen e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Kemi qenë së bashku gjatë një fushate zë jashtëzakonshme, me njerëzit për njerëzit, në çdo cep të Tiranës. Kemi trokitur në çdo derë, kemi qenë në çdo rrugë në çdo mahallë, në çdo rrugicë në çdo lagje të Tiranës për të prezabtuar vizionin tonë planin tonë ambicioz për Shqipërinë anëtare zë Bashkimit Europian. Kemi ndarë së bashku punët r mira të bëra në këto 12 vite ashtu sikurse kemi trokitur në çdo derë dhe kemi dëgjuar qytetarët”, tha Manastirliu.
Ajo theksoi se “Tirana ka folur në këtë fushatë me qytetarinë, me zgjuarsinë dhe me besimin për të sotmen dhe për të ardhmen europiane me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”.
Kandidati për deputet, Pandeli Majko u shpreh se “sot është një udhëkryq i madh i historisë me 9 maj, është dita e fitores mbi antifashizmin dhe dita e luftës për Europën”.
“Sot jemi para një ngjarje të madhe dhe historike. 35 vite me radhë, tre breza kanë kërkuar të jemi në Bashkimin Europian. Ja ku jemi dhe tani është koha për ne. Një lutje kam, çdo votë ka vlerë, dhe e merr vlerën në kutinë e votimit. Ndaj me zemër të fortë dhe mendje të kthjellët, ditën e diel në kutinë e votimit, për t’i bërë Shqiptarët pjesë të BE dhe për ta bërë këtë vend gjithnjë e më të mirë”, tha kandidati për deputet i PS-së, Erjon Braçe.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, kandidat për deputet i PS-së, Igli Hasani tha u drejtoi një mesazh votuesve të Njësisë nr. 8.
“Kam një thirrje për motrat dhe vëllezërit e mi në njësinë 8. Ta bëjmë njësinë tetë si gjithë Shqipërinë, që Shqipëria të jetë si Evropa. Ta bëjmë njësinë 8, njësinë e fitores, zemrën e vërtetë të Tiranës, zemrën e vërtetë të PS”, tha Hasani.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kandidate e PS-së, Albana Koçiu tha se “në datë 11 çdo banor i njësisë 11 duke filluar nga Lapraka, Kodër Kamza, nga Institutit nga Treshi, nga “Josif Pashko” të dalin të votojnë numrin 5, Edi Ramën dhe PS. Ta votojmë numrin 5 sepse njësia 11 e di shumë mirë që me PS ne votojmë për më shumë punë dhe jo për llafe boshe, votojmë për shpresë dhe jo për kthim pas, votojmë për Shqipërinë Europiane, për Europën këtu në vendin më të bukur në botë”.
Ministri Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kandidat për deputet Blendi Gonxhja, tha se “kjo fushatë është eksperienca më e jashtëzakonshme dhe më e bukur e jetës time. Në 11 maj ne do të hyjmë në histori sepse mbyllim tranzicionin shqiptar dhe hapim epokën e re atë të Shqipërisë Europiane”.
Fjalën e morën edhe të tjerë kandidatë për deputetë të PS-së në Qarkun e Tiranës.