PS mohon akuzat, Kodheli: Propozimet tona nuk janë kushte

Socialistët i janë përgjigjur akuzave të mazhorancës se po vë kushte, për bashkëpunimin parlamentar. Deputetja e selisë rozë, Mimi Kodheli në një konferencë për mediat, ka deklaruar se opozita nuk po vë kushte për kalimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, por me qëndrimin e saj i referohet së pari interesave të qytetarëve shqiptarë.
Ndërkaq, deputetja socialiste njoftoi se javën e ardhshme kjo forcë politike, do të depozitojë në parlament një paketë, sipas të cilës parashikohet heqja e TVSH-së, për produktet bazë ushqimore. Kjo iniciativë, tha Kodheli, është e vetmja mënyrë për lehtësimine barrës, fiskale që rëndon në xhepat e qytetarëve shqiptarë.
“E pamë të rëndësishme që heqja e TVSH-së, të ilaçeve të ishte nismë e pjesës së parë që ne do të prezantojmë javën që vjen në parlament. Do të luftojmë në parlament që ky çlirim që i bëhet barrës fiskale, të ndodhë që sot. Të shohim sesi do të reagojnë oborrtarët e pushtetit”, u shpreh ajo.
Kjo paketë lidhet drejtpërdrejtë me situatën ekonomike të familjeve të shqiptarëve, dhe do të përcillet në parlament javën e ardhshme, në mënjyrë që të marrë fuqi vepruese para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.