E Diel, 1 Nëntor 2026

SATIRE/Reagon Berisha për ekspertizën e videos: Duhet të kemi kujdes nga anglo-amerikanët. Do tja dalim me forcat tona

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ekspertizën e dy ekspertëve të huaj, një amerikan e një britanik, për videon Meta-Prifti dhe ka caktuar tre ekspertë shqiptarë për videon.

Gjatë një inagurimi kryeministri Berisha e ka përshëndetur këtë vendim të gjykatës mbi ekspertizën amerikane dhe angleze duke sjellë në vëmendjen tonë se shoku Enver ka shkruar veprën e tij Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë duke na porositur ti bëjmë sytë katër ndaj armiqve të jashtëm.

Anglo-Amerikanët na e kanë me të futur. Pastaj nuk kemi përse të paguajmë ekspertë të huaj për videon e Ilir Metës u shpreh Berisha duke shtuar se të huajt nuk duhet të përfitojnë nga vendi më i zhvilluar në Europë.

Berisha deklaroi se punën duhet ta bëjnë tanët sepse kështu i mbetemi besnik edhe premtimit të fushatës për hapjen e vendeve të reja të punës.

Ekspertët e zgjedhur nga gjykata janë profesionistë. Videot e regjistruara kur theva rekordet e notit janë ekspertuar me kujdes para se tu dergoheshin mediave. Edhe videot e tjera kur ngjita Murin e Madh Kinez apo kur zbrita Malin e Dajtit u verifikuan nga ekspertët tane sqaroi kryeministri Berisha duke shtuar se këto ekspertiza e këtyre videove nuk është kontestuar as nga gjykata e as nga opozita.

Keshilli i Ministrave.org

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›