E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Të mblidhet tryeza e integrimit

Zv/kryeministri, njëherësh edhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, në një konferencë për shtyp, e cilësoi të rëndësishme mbledhjen sa më parë të tryezës së integrimit. Kjo tryezë sipas tij do të adoptojë planin kombëtar për integrimin e vendit. “Është e rëndësishem të mblidhet sa më parë tryeza e integrimit, e cila të adoptojë planin kombëtar për integrimin e vendit, që përmban veprimet dhe ligje, që duhen miratuar në mënyrë prioriteter”, u shpreh Haxhinasto.

Në këtë drejtim ai u ndal tek mesazhet e Bashkimit Evropian, që siç u konfirmua edhe nga vizita e dy minsitrave të Jashtëm të Italisë dhe Greqisë, theksohet nevoja e arritjes së një pakti për integrimin. “Është e nevojshme që Bashkimi Evropian, të marrë vendim pozitiv në opinonin që do të japë në tetor të këtij viti”, nënvizoi ndër të tjera Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›