E Diel, 1 Nëntor 2026

Grossruck me Berishen Keqardhje per Edi Ramen

Gjatë takimit me zv/Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Wolfgang Grossruck., kryeministri berisha ka deklaruar se rama ka dështuar në përjekjen për të shtyrë zgjedhjet. Skenar si i 2007-s ku kryesocialisti arriti të shtyjë zgjedhjet, nuk do të përsëriten më.

“Qëllimi i zotit Rama për të destabilizuar procesin zgjedhor nëpërmjet mos dërgimi të komisionerëve dhe regjistrimit të Partisë Socialiste si subjekt garues në afatin fundor, dështuan përballë zbatimit korrekt dhe konseguent të ligjit. Opozita përfundimisht duhet të heqë dorë nga bllokimi i procesit zgjedhor dhe të marrë përsipër detyrimet e saja ligjore” ka theksuar kryeministri i cili nga ana tjetër është angazhuar maksimalisht në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 8 majit.

Duke u angazhuar për të sjellë më shumë vëzhgues të OSBE-së, Grossruck shprehu keqardhjen që përpjekjet destabilizuese Ramës ndikojnë negativisht në imazhin e vendit. Austriaku takoi dhe kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›