E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ndan qarqet për anëtarët e Kryesisë

Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë e saj ku janë ndarë edhe qarqet për anëtarët e kryesisë, të cilët do të jenë përgjegjës për organizimin në këto zona.
 

Në listën paraprake që bëhet me dije mësohet se do të ketë ndryshime në mbulimin e deritanishëm që ishim mësuar.
Kështu, Ben Blushi nga qarku i Korçës që ka mbuluar më parë, tashmë do të kalojë me mbulimin e qarkut të Elbasanit. Deputeti Erjon Braçe nga qarku i Beratit do të kalojë në Korçë ndërsa Beratin do ta mbulojë deputeti Namik Dokle.
 

Deputetja Eglantina Gjermeni është vendosur përgjegjëse në Krujë, ndërsa deputeti Ditmir Bushati në Pukë dhe Malësi të Madhe.
Ndryshime në zonat e mbuluara do të kenë edhe deputetet Valentina Leskaj që kalon në Vlorë dhe Arta Dade në Tiranë.
 

Sa i takon dy sekretarëve Blendi Klosi dhe Gramoz Ruçi mësohet se nuk do të kenë ndonjë qark të përcaktuar, pasi do të merren me organizime në tërësi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›