E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Të zbardhet 21 janari. Programi, rruga për ndryshim

Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë Kombëtare. Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama e nisi fjalën e tij me një falenderim në emër të familjarëve të viktimave të 21 janarit për të gjithë qytetarët të cilët u solidarizuan dje me ta në homazhet e zhvilluara në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen edhe për SHBA-në dhe për ambasadorin Aleksandër Arvizu i cili sipas tij ka kërkuar hetim të thellë të ngjarjes së 21 janarit por i kërkoi gjithashtu edhe prokurosisë të vendosë përpara drejtësisë të gjithë përgjegjësit e 4 vrasjeve.

“Shpreh mirënjohje ndaj SHBA dhe ndaj ambasadori Arvizu për angazhimin këmbëngulës të një hetimi të thellë dhe deri në fund të 21 janarit për të zbardhur të 4 vrasjet dhe për të ndërshkruar vrasëisit. Gjithashtu i kërkojmë Prokurorisë e cila bazuar mbi të gjitha provat dhe falë mbështetjes së ekspertizës botërore ti shkojë deri në fund çështjes së drejtësië për 21 janarin. Për interesin kombëtar dhe publik në funskion të një shteti të mirëfilltë të së drejtës ne nuk jemi të interesuar të dalë në dritë vetëm dora e ekzekutuesve por të vihen përpara drejtësisë edhe urdhëruesit e tyre” ka theksuar Rama.

Rama gjithashtu duke e vlerësuar programin e PS-së si të vetmen rrugë për shpëtimin e vendit nga kriza, për vendosjen e konkurencës së lirë dhe rrugën e vendit drejt Evropës. Ai ka kërkuar nga deputetët të ndajnë përgjegjësitë dhe të nisin rrugën e programit qytet më qytet dhe fshat më fshat.

“Sot është dita për të filluar rrugën e PS-së në çdo qytet dhe fshat për të komunikuar me shqiptarët, me çdo grup interesi për alternativën që ne kemi për Shqipërinë për një rilindje shqiptare. Programi ynë nuk është fjala e fundit por hapi i parë që duhet të pasohet nga hapa të tjerë që do të hedhim bashkarisht për qytetarët” ka theksuar Rama.

Ai theksoi gjithashtu se programi kërkon një zbërthim të gjithë tezave të guximshme për të ndërtuar politika të reja që priren drejt ndryshimesh radikale, por kërkon kontributin e të gjithëve, e çdo shqiptari të interesuar për ribashkimin e Shqipërisë me Evropën, duke marrë frytet e kësaj Shqipërie këtu.

“Besoj se duke filluar që nga nevoja akute e vendit për ti dhënë vendit mundësinë për të dalë nga kriza ekonomike, duhet të bisedojmë në detaje me ata. Kemi marrë përsipër të bëjmë ndryshim të sistemit të mbledhjes dhe shpërndarjes së të ardhurave, frymën e së drejtës, duke u angazhuar që kush fiton më shumë paguan më shumë, ai që fiton më pak paguan më pak. T`i japim fund padrejtësisë, duke nisur nga eliminimi i taksës së sheshtë që i ngarkon njësoj të gjithë me detyrimet e shtetit, por rëndon ata që fitojnë më pak”- theksoi Rama.

Sipas tij, politika e PS-së nuk është një politikë e diskriminimit, por është e vetmja politikë që sot mund të garantojë drejtësi në konkurrencë, ndershmëri dhe vlerësim të secilit sipas meritës.

“Kemi nevojë të dëgjojmë nga afër historitë që kanë për të na treguar ata që përpëliten për shkak të padrejtësisë së thellë që nis nga pamundësia për të konkurruar lirisht dhe nga një klientelizëm i shfrenuar”- tha ai, duke shtuar se ky program mishëron në letër ndryshimin për të cilin ka nevojë vendi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›