E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet Olimpiada në Vankuver

VANKUVER-Në Vankuver të Kanadasë u mbyllën Lojërat Olimpike, ndërsa përgjegjësia për lojërat e radhës iu bart qytetit rus Soçi në Detin e Zi, që do të organizojë olimpiadën dimërore 2014.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rozhe, e lëvdoi Vankuverin për organizimin e siç tha “lojërave të shkëlqyeshme dhe miqësore”.

Duke folur në ceremoninë përmbyllëse, Rozhe gjithashtu i bëri homazhe Nodar Kumaritashvilit, gjeorgjianit 21 vjeçar, i cili e humbi jetën gjatë stërvitjes pak para fillimit të lojërave në 12 shkurt.

Kanadaja del fituese nga keto lojra pasi fitoi medaljen e artë të 14-të, kur ekipi i meshkujve në hokej i mundi Shtetet e Bashkuara 3-2 në lojën shtesë. Kanadaja shënoi rekord të ri pasi rekordin e mëparshëm me 13 medalje të arta e mbanin Bashkimi Sovjetik dhe Norvegjia.

Me medaljen e argjendtë në hokej, SHBA fituan gjithsejt 37 medalje, që është numri më i madh i fituar në Lojërat Dimërore.

Kanadaja fotoi gjithsejt 30 medalje ndërsa Gjermania 26.
Shqiperia u perfaqesua denjesisht nga Erjon Tola qe jeton e stervitet ne Itali, i cili ne stilin e tij u rendit ne vendin e 48.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›