E Diel, 1 Nëntor 2026

Skiatori shqiptar Erjon Tola flet per Lojërat Olimpike ne Vankuver

Mbremë Vankuveri u dha lamtumirën Lojërave Olimpike ku vendi mikpritës Kanadaja shënoi numrin rekord të medajeve të arta të fitura në Lojërat Olimpike.

Kanadaja fitoi kupën e 14 të artë të djelën duke mundur Shtetet e Bashkuara në lojen hokey për meshkuj me rezultatin 3-2 me kohë shtesë. Humbja e skuadrës amerikane i ka kushtuar presidentit Obama një arkë me birrë pas bastit që ai kishte bërë me kryeministrin kanadez Stiven Harper.

Shtepia e Bardhë njoftoi se presidenti Obama kishte vënë bast një arkë birrë Yuengling që prodhohet në Pensilvani dhe që është birra më e vjetër amerikane. Ndersa kryeministri kanadez kishte vënë bast një arkë birrë Molson, birra më e vjetër e atij vendi.

Nderkohë që Kanadaja fitoi 26 medalje, Shtetet e Bashkuara shënuan numrin rekord për të gjitha medaljet gjatë Lojërave Olimpike me 37 të tilla, nëntë medalje të arta, 15 të argjenda dhe shtatë medalje bronxi.

Në Lojërat dimërore të sivjetshme mori pjesë edhe Shqipëria me përfaqësuesin e saj, 23 vjeçarin Erion Tola që pavarësisht rezultatit jo shumë të mirë, ai habiti sportdashësit me vendosmërinë e tij për çuar deri në fund garën e parë kur mori guximin për t'ju ngjitur kodrës me ski në kembë pikërisht deri në pjesën ku bëri gabimin dhe për ta çuar garën deri në fund, veprim i cili fitoi brohoritjet e të pranishmëve.Zeri i Amerikës pati rastin të zhvillonte një bisedë me skiatorin shqiptar i cili foli rreth emocioneve në Lojërat Olimpike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›