Rrëshqitjet e dheut në Librazhd, dëmshpërblehen 30 familje
LIBRAZHD- 30 familjet në lagjen Qafë Dardhë të Librazhdit, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga rrëshqitjet e dheut do të marrin dëshmpërblimet e caktuara.
Së fundmi qeveria ka miratuar fondin prej 200 mijë dollarësh, të cilat do tu shpërndahen familjeve në fshatin Gurë Shpatë.
Tashmë pushtetit vendor i është komunikuar vendimi sipas të cilit familjet përfitojnë mbështetje financiare nga 2 deri në 14 mijë dollarë, në varësi të dëmtimeve që kanë pësuar shtëpitë e tyre si pasojë e rrëshqitjeve të dheut rreth 1 vit më parë.
Parashikohet që familjet e rrezikuara nga fenomeni dhe që përfitojnë nga dëmshpërblimi të braktisin banesat e tyre.
Sipas burimeve zyrtare pranë prefekturës së Qarkut të Elbasanit fondi prej 200 mijë dollarësh do të pëballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm.
(m.a/News24/BalkanWeb)