E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 25 ekspertë të përhershëm në gjykatë

10/03/2010 Mendim të kualifikuar në vendimmarrjet e gjyqtarëve

DURRES- Gjykata e rrethit gjyqësor në Durrës ka shpallur listën e ekspertëve, të cilët do të jenë pjesë e proceseve për të afruar mendimin e kualifikuar me ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e gjykatës. Lista ka në përbërje 25 ekspertë të miratuar përfundimisht për këtë vit kalendarik. Ekspertët janë të disa specialiteteve dhe në mesin e tyre bie në sy numri relativisht i madh i specialistëve kontabël i autorizuar. Janë plot 11 ekspertë të tillë duke zënë 40 për qind të numrit të përgjithshëm dhe që dëshmon për numrin e madh të dosjeve që kanë nevojën e kësaj kategorie specialistësh. Gjykata ka marrë për asistencë të kualifikuar edhe 5 specialistë ing. ndërtimi dhe vlerësimi, 2 specialist ing. ndërtimi supervizore dhe kolauduese, 5 ing. gjeodet, 2 ing. ndërtimi dhe 1 specialistë agronomie. Qendra shkencore “The Experts” do të afrojë ekspertë të ndryshëm grafike, teknike, audio video etj. Në vendimin e saj të mbështetur në akte ligjore, gjykata është shprehur se do të marrë edhe specialistë të tjerë sipas nevojës nga fusha të tjera për të thithur mendimin shkencor apo profesional, sipas rastit. Togat e zeza do të marrin në konsideratë edhe raportet mjeko-ligjore të grupit të ekspertizës ligjore apo të specialistëve të trafikut rrugor e të sektorëve të tjerë. Lista me 25 emrat e ekspertëve të ndarë sipas specialiteteve është vendosur në një kënd të dukshëm në mjediset hyrëse në gjykatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›