Bashkia, mbyllen 12 lokale "zhurmuese" tek ish-Blloku
Policia Bashkiake ka ndermarre nje aksion me gjobitjen e nje sere lokaleve, bareve dhe pub-eve ne kryeqytet, te cilet jane "zhurmuesit" e oreve te vona te nates. Duke marre shkas nga problematika e koheve te fundit, lidhur me shqetesimet dhe ankesat e banoreve dhe qytetareve te ndryshem per sa i perket nivelit te larte te zhurmave qe shkaktojne lokalet dhe baret qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne oret e vona te nates, Policia Bashkiake ka ndermarre kete aksion. Gjithashtu ka bashkepunuar edhe Ministra e Mjedisit, Drejtoria e Tatim-Taksave prane bashkise se Tiranes si dhe policia e rendit.
Gjate aksionit te dy neteve me pare, jane marre masa qe nga gjobitja e lokaleve dhe deri ne mbyllje te disa prej tyre, per shkak se shkaktonin zhurma dhe muzike te larte deri ne oret e vona te nates. Per kete arsye banoret e zones se ish-Bllokut kane depozituar disa ankesa ne bashkine e Tiranes. Aksioni u ndermor ne zbatim te ligjit
"Per vleresimin dhe administrimin e zhurmes ne mjedis", qellimi i te cilit eshte mbrojtja e shendetit te njerezve dhe te mjedisit nga zhurmat, duke percaktuar menyren e shmangies dhe masat per parandalimin, reduktimin dhe zhdukjen e efekteve te demshme te ekspozimit ndaj tyre (perfshire dhe bezdine nga zhurma). Aksioni u shtri ne te gjithe kryeqytetin, brenda dhe jashte Unazes, por kryesisht ne zonen e ish-Bllokut si nje zone mjaft e frekuentuar dhe ka zgjatur nga ora 23.00 e mbremjes se dites se premte deri ne oret e para te mengjesit te djeshem. Gjate verifikimeve dhe kontrolleve, rezultoi se shume prej ketyre aktiviteteve nuk kishin dokumentacion te rregullt dhe shkaktonin zhurma, duke ndikuar keshtu negativisht ne qetesine e qytetareve. Nga studimet qe kane bere autoritetet shendetesore ne vendin tone, ndotja akustike ne qytetet e medha te vendit eshte ne nivele te larta, ndryshe nga normat e percaktuara nga BE-ja. Kjo vihet re ne zonat e populluara, ku ka mjaft lokale nate apo ku kryhen ndertime.
Zhurmat, shkaktare te stresit
Duke pare nivelin e larte te zhurmave sidomos ne kryeqytet, specialistet e ISHP-se e kane pare te udhes kryerjen e nje studimi per pasojat qe le tek njerezit. Sipas specialisteve te dhenat e studimit kane treguar se pasojat kane qene me te renda, sec mund te ishin imagjinuar. Nese mendohej per nje gjendje te pergjumur ne diten e pasme, studimi ka treguar se personat qe kane perjetuar nje nate te zhurmshme, paraqesin gjendje te stresit por deri ne depresion. "Keta persona nuk jane ne gjendje te punojne, pasi kane nje mungese te theksuar te perqendrimit ne pune. Po keshtu nese gjendja e pagjumesise per shkak te zhurmave, zgjat per nje kohe te gjate, kthehet ne nje gjendje depresive tek keta persona", thuhet ne studim. Sipas ketij te fundit, nje nga shkaktaret e tjere te ketyre gjendjeve eshte edhe trafiku. "Ne ato institucione qe ndodhen prane kryqezimeve te medha, bulevardeve apo rrugeve kryesore, tek punonjesit reflektohet nje lodhje e herepashershme dhe gjendje stresi per shkak te ketyre zhurmave qe krijohen nga makinat", theksohet ne studimin e ISHP-se. Niveli me i larte i ndotjes akustike mbetet ne Tirane dhe kjo nga trafiku i makinave, levizjet e medha, numri i madh i popullsise, por edhe baret dhe lokalet e shumta. Nderkohe qe ne periudhen e veres keto zhurma zhvendosen edhe drejt qyteteve bregdetare, ku lokalet ofrojne muzike "live" deri ne oret e para te mengjesit per nje pjese te pushuesve.