Zogu: Kthimi i eshtrave, vendim historik
Rikthimi ne atdhe i eshtrave te Mbretit Ahmet Zogu, u pershendet dje nga familja mbreterore. Trashegimtari i Fronit Mbreteror, i biri i Mbretit Zog, Leka Zogu, tha dje se nje vendim i tille i qeverise eshte i madh dhe historik. "Kthimi i eshtrave do te varet mbi vendimin e komisionit shteteror dhe eshte pak heret ta dime, por ashtu do te jete. Nje vendim i tille eshte i madh dhe qe ndryshon dicka ne historine e Shqiperise. Sigurisht qe nuk eshte nje vendim i lehte per t'u marre, por marrja e tij me ka gezuar jashte mase",-tha dje Leka Zogu, menjehere pas njohjes se vendimit te qeverise per kthimin ne atdhe te eshtrave te Mbretit Ahmet Zog, si dhe te pjesetareve te familjes mbreterore. Eshtra te cilat ndodhen ne Paris. Leka Zogu vleresoi se kthimi i eshtrave eshte nje veprim fisnik dhe nje lajm i cili riktheu shpresen e familjes mbreterore per te vene ne vend amanetin e fundit te Mbretit, per t'u prehur ne atdhe. Leka Zogu u shprehe se eshte ne dijeni te faktit, se nje vendim i tille eshte i veshtire dhe pohoi se eshte heret te thuhet se do te kthehen eshtrat. Ajo do te varet nga puna e komisionit shteteror qe do te ngreje qeveria. Trashegimtari i Fronit Mbreteror, pohoi se eshtrat e Mbretit Ahmet Zogu, do te prehen ne varrezen Mbreterore, prane nenes se tij e cila prehet tek Kodrat e Liqenit te Tiranes, ne nje siperfaqe toke qe i perket familjes mbreterore. Ne kete kuader, Leka Zogu gjeti vendin qe te beje nje falenderim te vecante per kryeministrin Sali Berisha, i cili beri publik nje vendim te tille dy dite me pare. "Nje vendim i tille me gezoi pa mase", rrefeu ai. Me krijimin e komisionit qeveritar shteteror rikthimi i eshtrave te Mbretit Zog eshte vetem ceshtje kohe, dhe vendosja e tyre ne varrezen Mbreterore, do te permbushet me tere ceremonialin qe i takon. Julinda Kamberi, u shpreh se tashme eshte koha qe te nderohen te gjitha ato figura qe kane kontribuar dhe sakrifikuar per kombin shqiptar. Kjo duke nisur nga Mbreti Ahmet Zog, Fan Noli, Nene Tereza, etj. Sipas saj, eshte detyra jone qe t'u realizojme ketyre figurave, amanetin e fundit, qe te prehen ne dheun e te pareve te tyre. Edhe kryeministri Sali Berisha, u shpreh dy dite me pare se familja mbreterore ka nje varreze te sajen ne Tirane dhe ky eshte vendi ku dhe do te prehen eshtrat e Mbretit Zog.
Qeveria, komision shteteror per eshtrat e Zogut ne atdhe
Kryeministri Sali Berisha, deklaroi dy dite me pare se qeveria e tij, do te ngreje nje komision shteteror per te sjelle ne atdhe, eshtrat e Mbretit Ahmet Zogu, por edhe te anetareve te tjere te familjes. Duke vleresuar kontributin e pamohueshem te Zogut ne themelimin e shtetit te pare shqiptar, kryeministri premtoi rikthimin e eshtrave qe prehen ne Paris, ne atdhe. "Qeveria shqiptare merr kete vendim, duke njohur Ahmet Zogun, kryeminister, President dhe me vone Mbret i shqiptareve, si arkitektin e shtetit modern shqiptar, si nje prej personaliteteve me te medha, me te shquara, me kontribut me madhor ne historine e kombit shqiptar", u shpreh kryeministri. Sipas tij, vitet para se Ahmet Zogu te zgjidhej kryeminister, President dhe me pas te kurorezohej Mbret i shqiptareve, jane karakterizuar nga nje veprimtari e madhe e gjithanshme patriotike, e zjarrte e tij qe nga pavaresia deri ne momentin e zgjedhjes se tij, si kryeminister dhe me pas si President i vendit.