E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PS opozitë në rrugë dhe Kuvend për kutitë”

29/03/2010 Deklarata e Ballës

Partia Socialiste rimerr aksionin e saj politik të përqendruar në protestat qytetare për votën e lirë, ndërsa në Kuvend do të jetë vetëm për kërkuar transparencë mbi zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Ishte deputeti i kësaj partie, Taulant Balla ai i cili gjatë një komunikimi me mediat bëri me dije qëndrimin e PS-së për të ardhmen. “Protesta kudo, pasi sot në Shqipëri ka shumë për të protestuar. Protesta kudo, pasi sot në Shqipëri janë të paktë ata që nuk kanë arsye për të protestuar. Protesta kundër një pushteti që nuk i përfill më qytetarët e vet, pasi ata i sheh thjesht dhe vetëm si ushtarë, të cilët paguajnë taksa për të mbajtur këtë pushtet në fuqi. Protesta kundër një Qeverie që ka frikë të bëjë transparencë, pasi e di fare mirë se çfarë fshihet në kutitë e votimit”, vlerësoi Balla, lidhur me këtë çështje. Ndërkohë që duke iu referuar mitingut të paralajmëruar nga PD-ja më 1 maj, pak ditë pas protestës që pritet të organizojë PS-ja në kryeqytet për hapjen e kutive, deputeti socialist vuri në dukje se “më 1maj festojnë diktatorët dhe protestojnë punëtorët e thjeshtë, por dua t’i kujtoj Sali Berishës që në listën e gjërave që ka për të festuar më 1maj të futë edhe faktin që kilja e preshit ka vajtur 1500 lekë”. Sipas tij, rruga e Partisë Socialiste tashmë është më se e qartë: protesta dhe vetëm protesta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›