Meta takime me zyrtarë të lartë kroat
29/03/2010 Vizita në Kroaci
Ministri i Jashtëm Ilir Meta do të nënshkruajë në Kroaci Protokollin e Bashkëpunimit midis Akademive Diplomatike të Ministrive tё Punëve të Jashtme. Kështu, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Meta, u nis dje për një vizitë zyrtare në Kroaci, me ftesë të ministrit kroat të Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian, Gordan Jandrokoviç. Gjatë vizitës, veç bisedimeve zyrtare në Ministrinë kroate të Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian, zëvendëskryeministri Meta do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç, nga Kryeministrja, Jadranka Kosor dhe nga Kryetari i Parlamentit, Luka Bebić. Gjatë qëndrimit të tij në Zagreb, ministri i Jashtëm shqiptar Meta pritet të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar që punon e jeton në Kroaci. Gjatë kësaj vizite pritet që Meta të diskutojë me personalitetet më të larta kroate çështje që kanë të bëjnë me thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, me integrimin evropian, lëvizjen e lirë, konsolidimin e bashkëpunimit në gjirin e NATO-s, si dhe me bashkëpunimin rajonal. Ndërkaq, gjatë kësaj vizite do të nënshkruhet edhe Protokolli i Bashkëpunimit midis Akademive Diplomatike të Ministrive tё Punëve të Jashtme.