PS padi ne Prokurori per Piramiden
Piramida perfundon ne Prokurorine e Pergjithshme. Partia Socialiste ka depozituar para dy ditesh nje kerkese padi kundrejt funksionareve te Ministrise se Kultures per shperdorim te fondeve te akorduara per Qendren Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori. Lajmi ka sjelle ne vemendje me nje ton te ri ceshtjen e Piramides per te cilen qeveria e Sali Berishes synon prishjen dhe ndertimin e nje godine te re per Parlamentin. Kerkesepadia mbeshtetet ne pese pika kryesore argumentimi te cilat kane te bejne me proceduren e ndjekur deri ne vendimin e fundit duke perfshire projektet fillestare fondet e levruara si dhe shkeljet ligjore qe konsumohen me aktin e parashikuar te prishjes. Pike se pari PS-ja arsyeton se fondet e akorduara nga Ministria e Kultures per projektin e adaptimit dhe shnderrimit te Piramides ne teater dramatik kombetar te prokuruara me konkurs nderkombetar dhe te levruara ne favor te studios Louis Berger ne nje shume prej 130 mije eurosh tanime konsiderohen te humbura. Per me teper perfundimi i procedurave prokuruese ka sjelle aktivimin e kontratave zbatuese me firmen greko-shqiptare Orion s.a amp ak amp art. Top Channel madje citon edhe administratorin e kesaj firme sipas te cilit kompania e tij ka kryer 33 te volumit te punimeve qe jane perdorur sipas situacioneve qe vertetojne punimet e kryera. Shifra e qarkulluar per realizimin e punimeve ne fjale shkon ne kuoten e 2 miliarde lekeve e cila edhe ne kuader te kapaciteteve te nje vendi me sukses ekonomik me ritme globale do te duhet te terhiqte pak vemendjen ne rast abuzimi. Por shkeljet e Ministrise se Kultures verifikohen edhe ne prishjen e kushteve te kontrates me firmen qe kryen rikonstruksionin pavaresisht se ne kete rast do te duhet qe paditese te ishte vete kjo e fundit qe eshte pale e interesuar. Por momenti me domethenes qe i jep te drejte pretendimit te selise roze eshte fakti se Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori eshte shpallur monument kulture dhe per pasoje prishja e saj bie ndesh me ligjin 9048 date 7.4.2003 Per trashegimine kulturore pergjegjese per zbatimin e te cilit eshte Ministria e Kultures. Pikante ne kete histori eshte edhe mungesa e lejes nga Keshilli i Rregullimit te Territorit dhe Ministria e Kultures qe eshte enti prokurues ne kete rast. Si konkluzion i pare eshte fakti se nga te gjitha nderhyrjet e kryera dhe qe listohen ne padine e PS-se demi ekonomik i shkaktuar eshte i madh dhe i paneglizhueshem. Per pasoje shkeljet procedurale dhe mosrespektimi i kontratave con dem nje fond parash qe jane pasuri publike pavaresisht se po shiten ne ankandin politik si sakrifice per lavdine e 100-vjetorit te shtetit shqiptar. Nga ana tjeter nuk mund te mos bjere ne sy protagonizmi direkt i Partise Socialiste e cila padit qeverine ne prokurori duke shkallezuar edhe ne rruge institucionale ballafaqimin politik rreth kesaj ceshtjeje. Ky eshte nje hap i dyte pas nismes per firmosjen e nje peticioni kunder prishjes se Piramides e ndermarre nga njerez te angazhuar ne debatin publik por gjithsesi shume afer apo edhe anetare te PS-se. Me interes eshte edhe gjetja e bere per te pezulluar procedurat per arsye ligjore nje veprim qe qendron jashte debatit politik qe kryesisht spekulon per ceshtje te kesaj natyre.