Hajdutet kontroll per leke edhe mes librave te Demacit
Sarande
Dy dite pas bastisjes se apartamentit te Adem Demacit ne Sarande policia ende nuk ka ndaluar autoret e ngjarjes. Nderkohe pas keqyrjes se shtepise eshte vene re se eshte vjedhur laptopi i Demacit i lene mbi tavolinen e hollit qe sherbente edhe si studio e tij krijuese. Nderkohe eshte vere re mungesa e paraboles se sinjalit televiziv satelitor ne ballkonin e apartamentit por edhe e dekoderit prane aparatit te televizorit. Vjedhja e apartamentit te Demacit ne Sarande ka zene vend ne faqet e para edhe te disa te perditshmeve serbe. Vete Demaci e ka pritur lajmin me qetesi duke u shprehur se une nuk u ligeshtova nga bastisja e shtepise prej serbeve ne Prishtine dhe nuk kam arsye te me shqetesojne gjera te tilla te vogla.