E Shtunë, 31 Tetor 2026

E kapin me pistolete dyshohet per grabitje

Hetimet

Nje grabitje me arme mendohet se eshte parandaluar pas nje kontrolli te rastesishem te patrullave te policise. Nga kjo policia ka arrestuar nje person i cili akuzohet vetem per armembajtje pa leje nderkohe qe ka lene te lire tre shoqeruesit e tij. Policia shpjegoi se nje patrulle e pergjithshme ka kaluar ne rrugen Ali Demi ne hyrje te se ciles ndodhet nje tunel. Aty kane pikasur nje makine te ndalur brenda se ciles ndodheshin kater persona. Personat i jane dukur te dyshimte patrulles dhe menjehere eshte ushtruar kontroll ndaj tyre. Gjate kontrollit Abion Nikollajt 20 vjec i eshte gjetur nje pistolete Zastava. Ne keto kushte grupi i patrulles ka thirrur perforcime dhe te kater personat jane shoqeruar ne Komisariatin Nr. 1. Ndaj tyre jane zhvilluar hetime si te dyshuar per ndonje grabitje te mundshme pasi aty prane kane ndodhur grabitje me arme edhe here te tjera. Por duke qene se nuk u eshte vertetuar asgje ata jane lene te lire dhe eshte arrestuar vetem Nikollaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›