PS, padit 3 kryetarët e njësive bashkiake në Tiranë
TIRANË- Nënkryetari i Grupit të deputetëve, Saimir Tahiri ka dorëzuar dy kallzime penale në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë. “Një padi, tha Tahiri, është për ndjekjen penale të drejtuesve dhe punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme dhe një tjetër, për tre drejtuesit e njësive vendore”.
Në padinë për tre drejtuesit e njësive vendore Ilir Kokona, Luzhiana Abazi dhe Blend Fuga që përfaqësojnë mazhorancën, kërkohet ndjekja penale për të tre këta shtetas, pasi akuzohen për shpërdorim detyre, fallsifikim dokumentesh dhe të rezultatit zgjedhor, si dhe për shkeljen e të drejtës së zgjedhësve.
Tahiri theksoi se “Partia Socialiste ka ngritur një grup special pune, që deri më sot ka identifikuar emër për emër, banësë më banesë, të gjitha shkeljet e faktuara nga punonjësit e drejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile, si dhe çdo person që ka ofruar vullnetarisht emrin e tij dhe të familjes për të manipuluar procesin zgjedhor nëpërmjet dublimeve në lista, mercenarëve elektoralë të paligjshëm”, tha më tej Tahiri.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)