E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, prokuroria kërkon burg përjetë për vrasësin serial

ELBASAN- Historia e vrasësit serial Haki Miska, i cili terrorizoi qytezën e Elbasanit rikthehet edhe njëherë në vëmendjen e mbarë opinionit publik.

Ndërkohë që gjykata e rrethit Elbasan vazhdon procesin gjyqësor për 4 vrasjet makabre të kryera nga 50-vjecari, mësohet se gjatë seancës së sotme Prokuroria ka kërkuar masën e dënimit, burg përjetë për krimet Miskës.

Pas misterit rreth zhdukjeve të njëpasnjëshmë që kishin ndodhur në rrethin e Elbasanit vetëm në shkurt të 2010 Haki Miska ka pranuar 4 vrasjet e kryera prej tij, 3 prej të cilëve ishin familjarët e tij më të ngushtë.

Kujtojmë se viktima e parë e monstrës Miska është bashkëshortja e tij, Mimoza Selman Miska. Bashkëshortja torturohej vazhdimisht prej tij ndërkohë që një mbrëmja e prillit të vitit 1994 ka qënë fatale për të. Pasi e ka torturuar mizorisht, ai e ka goditur me kazmë e mjete të tjera duke e lënë të vdekur. Më pas e ka marrë kufomën e gruas dhe e ka varrosur disa metra larg shtëpisë, në vendin e quajtur "Gropa e Miskut". Krimi makabër është mësuar nga e ëma e Miskut, por është mbajtur fshehur prej saj, derisa vetë ajo u bë viktimë e tij.

Viktima e dytë e Haki Miskut është Gani Fejzulla Bruku, njerku i tij. Vrasja e njerkut ka ndodhur në prill 1995, pas një konflikti ku Bruku e akuzonte Miskun si vrasësin e gruas së tij. Edhe në këtë rast monstra ka përdorur mjete të forta për krimin e tij ndërkohë që në alibini e tij pë policinë është ndihmuar sërisht nga e ëmë.

Viktima e tretë e monstrës Misku është mësuesi Qamil Din Luka. Shkaku i këtij krimi ka qënë xhelozia që Misku ka pasur ndaj drejtorit gjë që e shtyu dhe në torturimin dhe më pas në vrasjen e tij.

Viktima e katërt dhe e fundit ndërkohë ka qënë nëna e vetë monstrës Dije Fatit Miska e cila ishte një prej ‘bashkëpunëtoreve’ të djalit të saj, pasi ajo më vonë u zbulua nga vetë rrëfimi i të birit se ka pasur dijeni për krimet e 50-vjecarit. Vrasja ka ndodhur më datë 4 shkurt 2010 në banesën e tyre. Pas debatit mes tyre për probleme familjare, ai e ka goditur të ëmën me sëpatë duke e lënë të vdekur në vend. Në këtë konflikt ai ka goditur duke lënë të plëgosur rëndë edhe vajzën e tij 18-vjecare.

Kujtojmë se vrasjet monstruose janë pranuar nga vetë autori në 2010 pa asnjë pendesë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›