E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha dhe Arvizu ndjekin nje ndeshje futbolli ne nje lokal te Tiranes

Politika nuk anashkalon kurrsesi kompeticionin magjik Europian Champions Lige . “Klasikja” e Spanjës Real Madrit – Barcelona ka patur edhe vëmendjen e kandidatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i cili edhe pse në një ditë të ngjeshur me aktivete dhe takime me elektoratin gjen pak kohë për të ndjekur duelin emocionues të vlefshëm për gjysmëfinalen e Champions Ligës.

Në një prej lokaleve pranë zonës së ish bllokut Kandidati Basha ka preferuar të ndjekë emocione të kësaj sfide nën shoqërinë e Ambasadorit Amerikan Arvizu .

Asnjë emocion i veçantë nuk është shfaqur në fizionominë e kandidatit Basha ndonëse buzëqeshja karakteristike nuk i ka munguar për asnjë çast. Ndonëse momente relaksi , zoti Basha për asnjë çast nuk ka humbur shansin për të bashkëbiseduar me ambasadorin amerikan, mbase për ndeshjen apo mbase edhe për tema të tjera.

Pjesë e ambientit sportiv pranë kandidatit Basha duke ndjekur takimin Real – Barcelona, janë parë edhe një pjesë e stafit minibashkiak ku kanë rënë në sy dy ish futbollistet e njohur të Tiranes Indrit Fortuzi e Krenar Alimehmeti, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe figura të tjera tjera të botës së sportit ish atletja Klodiana Shala apo nënkampioni i Europës në mundje Said Prizreni.

45 minuta gjithsesi nuk kanë mjaftuar për të mësuar se për cilën skuadër bënte tifo Kandidati Basha, i cili menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë është larguar i qete për të ndjekur axhendën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›