E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Larte shtyn seancen per dy gardistet

Shtyhen në Gjykatën e Lartë seancat për rekurset e Prokurorisë për dy gardistët, Gazmend Ahmetaj dhe Mark Nikolli. Seancat janë shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës.

Prokuroria kërkon rikthimin në qeli të dy gardistëve të lënë të lirë nga gjykata e Apelit. Dy gardistët me kolegun e tyre Sadik Cela, akuzohen për ngjarjet gjatë protestës së dhunshme të PS-së dhe sulmit ndaj kryeministrisë në 21 janar, sollën vrasjes Aleks Nikës. Gjithsesi procesi në Gjykatën e Lartë nuk pritet të sjellë ndonjë të re, se prokuroria nuk ka siguruar ende një provë bindëse për autorin e dyshuar të plagosjes me pasojë vdekjen të Nikës.

Madje, prokuroria nuk mundi të tregojë në asnjë nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit se nga arma e cilit prej gardistëve që ajo akuzon ka dalë plumbi që I mori jetën Nikës. Madje disa muaj pas vdekjes në Turqi të tij, Prokuroria ende nuk ka kthyer plumbin e hequr nga mjekët e klinikës ku ndërroi jetë Nika, që është dhe një provë e rëndësishme në hetimin e çështjes. Mungesa e profesionalizmit të prokurorisë në hetimin e ngjarjeve të protestës është denoncuar disa herë nga përfaqësues të jetës politike në vend.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›