E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore hidhet ne ere me eksploziv makina vdes shoferi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, kur një automjet ka qenë duke udhëtuar dhe ka shpërthyer, duke u hedhur në erë.
Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur rëndë, drejtuesi i automjetit, që sipas policisë quhet Renato Abazi 33 vjeç, i cili nga një gjendje koma, më pas ka humbur jetën. Abazi ishte banor i lagjes “Pavarësia” i qytetit të Vlorës.

Nga ky shpërthim janë plagosur edhe tre persona të tjerë, njëri prej tyre udhëtonte me Abazin dhe quhet Mariglen Dani dhe dy të tjerë kanë qenë kalimtar të rastit.
Shetasi Mariglen Dani, aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, por jashtë rreziku për jetën.

Ylli Metko, Drejtori i Policisë së Vlorës, ka bërë të ditur për ABC News, tha se Abazi ka qenë person më precedent penal dhe dyshohet se në mjetin e tij të jetë vendosur eksploziv. Metko ka theksuar se ngjarja nuk ka asnjë lidhje me fushatën zgjedhore.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Vlorës ku një makinë është hedhur në erë ndërsa dyshohet se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur dy persona.

Shpërthimi i makinës së në zonën e Skelës në qytetin e Vlorës. Makina ka qenë një “Opel corsa”, me targa italiane. Ende nuk janë zbardhur shkaqet e këtij shpërthimi, por dyshohet se në makinë të jetë vendor eksploziv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›