Vlore parandalohet grabitja e bankes

Një person është vendosur në pranga nga policia e Vlorës pasi sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se kishte projektuar grabitjen e një banke në këtë qytet. 2 Palmat” i cili përfundoi me arrestimin e një 22 vjeçari nga lagja 1 maji I qytetit të Vlorës, Zaim Pashaj, cilësohet kështu si një operacion që parandaloi grabitjen me armë të “Intesa San Paolo”.
Ky shtetas u kap në afërsi të kësaj banke i ishte i veshur me rroba të zeza, ku pjesën e fytyrës dhe të kokës e kishte të mbuluar dhe i dukej vetëm pjesa e syve. Nga kontrolli fizik i ushtruar j’u gjet me vete dhe ju sekuestrua: një pistoletë lodër metalike që në pamje të parë të jep përshtypjen e një arme zjarri tip pistoletë “Beretë” kalibri 9 mm.
Në njoftimin e zëdhënësit te policisë, Dionis Dulaj, saktësohet se parandalimi i kësaj vepre penale u bë i mundur si rezultat i hartimit dhe zbatimit të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë për parandalimin e vjedhjes së arkave të kursimit dhe bankave. Materialet procedurale ju përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.