E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, partive: Bashkohuni me proporcionalin rajonal

Partia Socialiste kerkoi dje bashkepunim nga te gjitha forcat politike ne lidhje me reformen zgjedhore. Keshtu zedhenesja e Kryesise se PS-se, Mimi Kodheli deklaroi se kjo parti mbeshteste qendrimin e ambasadorit te OSBE-se ne Tirane, Bosch ne lidhje me eliminimin e listave te hapura ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Keshtu Kodheli i ftoi te gjitha partite politike te diskutonin ne lidhje me sistemi proporcional rajonal, qe sipas PS-se garanton voten e qytetareve shqiptare.
"Ne i ftojme te gjitha palet ta konsiderojne me vemendje e pa asnje paragjykim apo filter interesash te vogla, propozimin tone per te kaluar ne nje sistem zgjedhor me zona shume emerore, pra ne nje proporcional rajonal", deklaroi dje Mimi Kodheli ne nje konference per shtyp. Ne kete kuader, zedhenesja e kryesise se PS-se ftoi per bashkepunim edhe Levizjen Socialiste per Integrim, ndonese sipas saj, kjo levizje po kthehet mbrapa ne kohe.
"Shohim me keqardhje se LSI po kthehet dita-dites mbrapa ne kohe, duke rikthyer ne syte e ne veshet e shqiptareve nje sjellje te vjeter politike", vleresoi Kodheli. Zedhenesja e kryesise se PS-se, garantoi se PS eshte e vendosur te bashkepunoj per nje reforme zgjedhore e cila u siguron shqiptareve voten e lire. Sipas saj, kjo reforme eshte jetike per demokracine e vendit dhe nga ana tjeter e domosdoshme per proceset integruese te Shqiperise ne NATO dhe Bashkimin Evropian. F.M

PAD
Partia Aleanca Demokratike e vlereson deklaraten e OSBE-se se eshte nje thirrje per dialog mes forcave politike ne debatin per sistemin zgjedhor, dhe jo nje mbeshtetje per dy partite e medha. "Partite e medha po keqinterpretojne deklaraten e OSBE-se, e cila nuk favorizon partite e medha, duke lene menjane ato te vogla, por ajo eshte nje thirrje per dialog ne debatin per sistemin zgjedhor", deklaroi kryetari i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka. Sipas tij, OSBE beri dje nje propozim shume racional per te diskutuar mbi sistemin proporcional te tipit gjerman, te propozuar nga partite e tjera Ambasadori i OSBE-se, ne Tirane, Robert Bosch, gjate nje takimi dje ne Shkoder, beri disa komente mbi debatin per reformen zgjedhore ne Shqiperi, ku shprehu mendimin e tij se ishte kunder perdorimit te listave te hapura ne zgjedhje, duke e cilesuar si antidemokratike.

LSI
Vleresojme se deklarimi i Ambasadorit te nderuar te OSBE-se, per perjashtimin e listave te hapura nga sistemi i ardhshem zgjedhor, krijon pershtypjen se ka nje keqkuptim prej tij per funksionin e ketyre listave. Ky eshte reagimi i dhene nga Edmond Haxhinasto, Kryeri i KDK-se se LSI, duke u shprehur se "nuk besojme se OSBE do te veproje si me 2005 kur nuk reagoi ndaj paralajmerimeve te LSI, duke pranuar marreveshjen e atehershme PD-PS, marreveshje e cila solli Megadushkun dhe gjithe pasojat qe i dime te gjithe mire. Gjithashtu ne deklarimin e tij per mediat, Haxhinasto, ka reaguar per raportin e fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit per trafiqet e narkotikeve dhe pastrimin e parave, ku konkludohet se Shqiperia nuk ka kapacitetet dhe pengohet nga korrupsioni i madh per te realizuar objektivat e saj. "I kerkojme qeverise te ndermarre masa te shpejta per plotesimin dhe permiresimin e kuadrit ligjor ne luften kunder trafiqeve dhe pastrimit te parave si dhe realizimin e bashkepunimit nder-institucional per te pasur efekte pozitive ne kete lufte", u shpreh kryetari i KDK-se ne LSI.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›