Polonia jep "OK" per miqesoren me kuqezinjte
Jeton Selimi
Presidenti i Federates Polake te Futbollit, Mikal Listkivicz ka deklaruar dje se trajneri i perfaqesueses se Polonise, Leo Benhaker ka pranuar takimin miqesor me Shqiperine, takim ky qe do te zhvillohet pak dite perpara startit te ndeshjeve te Kampionatit Evropian te Futbollit Austri-Zvicer 2008. "Ne fillim do te luanim kunder Bullgarise, por ata i ndryshuar planet e tyre,- tha Listkivicz -. Trajneri Leo Benhaker e ka pranuar kandidaturen e Shqiperise si kundershtaren e ardhshme.
Tashme eshte salduar perfundimisht edhe miqesorja kunder Polonise. Lajmin e jep vete presidenti i FPF-se, Listkivicz, i cili ka theksuar se ka qene deshira e trajnerit Benhaker qe ka vendosur per Shqiperine, kjo edhe sepse Benhaker dhe trajneri kuqezi, Ari Han, jane miq te mire. Planet e Polonise jane te ngjeshura dhe numri i miqesoreve eshte vertet i madh. SHBA, Maqedonia, Shqiperia dhe Danimarka kane zene vend ne listen e Polonise. Nderkohe, nga ana tjeter, edhe Shqiperia ka nje mori takimesh miqesore per te luajtur. Arabia Saudite, Moldavia, Polonia dhe hipoteza kroate e bejne kete 5-mujor shume me bereqet per trajnerin Ari Han.
Persa i perket miqesores me Polonine, eshte percaktuar edhe dilema e fundit: qyteti ku do te zhvillohet miqesorja. Mesa duket, Polonia ka vendosur perfundimisht qe kampingun e saj ta ngreje ne Shtutgart te Gjermanise dhe do te jete pikerisht ky qytet arena e miqesores ne fjale. Takimi i fundit mes Polonise dhe Shqiperise eshte zhvilluar ne 29 maj te vitit 2005 dhe ka perfunduar me fitoren e ngushte te vendesve, 1-0.
Anti-Arabia, dalin disa prej emrave
Burime prane Federates Shqiptare te Futbollit kane konfirmuar disa emra te rinj te kampionatit shqiptar qe do te veshin fanellen kuqezi. I pari eshte Zeqiri i Flamurtarit. Mesfushori i talentuar ka spikatur ne kete kampionat duke qene nje shtylle e palevizshme e skuadres vlonjate. Sukaj do te ngjitet nje shkalle me lart. Pritet te jete edhe Muzaka, Vrapi, Osmani, Shkembi, Dhembi, Hyka, Duro dhe Sinani. Persa i perket listes se plote, ajo do te zbardhet vetem ne ditet ne vijim.