E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, peng tre p/ligje me nismen e saj per ndryshimet kushtetuese Rozeta Rapushi

Tri reforma, kushte te Komisionit Europian per t‘u plotesuar per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian, mbeten pezull ne Kuvend. Partia Socialiste nuk pranoi te miratoje dje ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar te Ligjeve ndryshimet ne ligjin per “Gjykaten e Larte”, duke e kushtezuar edhe ate me nismen e saj per ndryshimet ne Kushtetute. Po keshtu, me mosmiratimin e ketij ligji qe kerkon 84 vota per t’u miratuar ne Kuvend, pengohet edhe Gjykata Administrative. Nderkohe qe opozita, po mban peng pa votuar edhe nismen per kufizimin e imuniteteve, ne total 3 reforma te kerkuara nga KE. “Ne themi do te behet me prapa, qe te mos vijme pas dy javesh apo sa e keni parashikuar ju, dhe themi se shiko ne kemi dhe keto gjera te tjera i thame qe sot per ta ndihmuar procesin ne reflektim. Por, ne çdo rast, ky reflektim nuk mund te shqyrtohet para ndryshimeve kushtetuese”, - beri te qarte deputeti socialist, nenkryetar i komisionit, Fatmir Xhafaj. Ne kete menyre, ai theksoi edhe njehere qendrimin e selise roze, se pa u shqyrtuar me pare nisma e PS-se per ndryshimet kushtetuese, ky projektligj nuk ka se si te diskutohet apo votohet. Por nje argumentim i tille nuk vlejti aspak per mazhorancen dhe Ministrin e Drejtesise, Eduard Halimi, te pranishem ne mbledhje. Sipas Halimit, ky projektligj po pengohet qellimisht nga opozita. “Ky projektligj po kerkohet te bllokohet perseri nga PS duke sjelle dy bllokime. E para, ligji per Gjykaten e Larte po dhe hyrja ne fuqi te ligjit per Gjykaten Administrative”, - u shpreh Halimi. Kritika dhe akuza u bene edhe nga kryetari i komisionit, Ilir Rusmali, se PS po bllokon edhe ndryshimet kushtetuese, edhe kufizimin e imuniteteve edhe ate per gjykaten e larte. “E reduktojme dot lenden vetem per aq sa i hap rruge zbatimit te ligjit te çeshtjeve administrative, apo nuk e bejme dot as kete veprim. Apo duam me nje te rene te lapsit te bllokojme dhe Kushtetuten, dhe imunitetet dhe Gjykaten Administrative dhe Gjykaten e Larte”, - tha Rusmali. Sipas tij, opozita nuk po kerkon reforme te plote, me qellim bllokim te statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Por, sipas Xhafes, PS eshte e vendosur ne kete qendrim dhe do te pranoje shqyrtimin e projektligjit, vetem pasi te shqyrtohet paketa e kesaj force politike per ndryshimet ne Kushtetute. “Ne cilindo variant ky projektligj do te duhet te shqyrtohet pas kohes qe i keni dhene vetes per te bere ndryshime kushtetuese. Pasi ta mbarojme kete diskutim vijme. Nese nuk ia dalim dot te mbarojme reformen do bejme amendamentet vetem per Gjykaten Administrative”, - theksoi Xhafaj. Ne keto kushte, projektligji i cili ishte parashikuar te votohej kete te enjte ne seance plenare u terhoq nga punimet e komisionit pa afat. Ai u soll nga ministria e Drejtesise qe ne sesionin e kaluar dhe eshte shtyre disa here me kerkese te socialisteve. Sipas tyre, nenet qe kane te bejne me zgjedhjen e Gjyqtareve te Larte, perplasen me paketen e tyre kushtetuese per reformen ne drejtesi.

Projektligji per “Gjykaten e Larte” u mbart nga sesioni i kaluar

Projektligji per “Gjykaten e Larte” eshte nje nga 12 rekomandimet e Komisionit Europian dhe u shty per t’u diskutuar dhe miratuar kete muaj, ne fund te sesionit te kaluar te kuvendit. Shtyrja u kerkua nga Partia Socialiste si nevoje per me shume kohe ne dispozicion per ta shqyrtuar. Projektligji u hartua ne bashkepunim me misionin EURALIUS dhe perfshin tre shtylla kryesore qe lidhen me emerimin e gjyqtareve, kriteret e tyre, si dhe afatet konkrete per zevendesim, kur ju mbaron mandati. Drafti qe kerkon 84 vota parashikohet te miratohet te enjten, ne seancen plenare te Kuvendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›