PS përshëndet aktin e Plloçit: Gj. Kushtetuese në rrezik

Me anë të një deklarate për shtyp, sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj, tha se "akti i tij i dorëheqjes, si reagim ndaj situatës së paligjshme në të cilën me përdhunë e ka vënë Gjykatën Kushtetuese një vendim absurd i maxhorancës parlamentare, është një gjë e rrallë jo vetëm në mjedisin e drejtësisë shqiptare, por edhe për gjithë shoqërinë tonë. Ky është shembulli se brenda gjyqësorit shqiptar ka njerëz me integritet për t’i dhënë këtij pushteti forcën dhe autoritetin e munguar”.
Sipas tij, e gjithë kjo që po ndodh është një sirenë alarmi për shkak të përpjekjeve të qeverisë për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura. "Dorëheqja, gjithashtu është një sirenë alarmi në gjendjen ku ndodhet drejtësia dhe për shkak të përpjekjes së qeverisë për të vënë nën kontroll subjektet e pavaruara", tha Xhafaj.
"Kushtetuesja vendosi së fundi rrëzimin e kërkesës së Kreut të Shtetit për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës ndërmjet institucionit të tij dhe Kuvendit. Ky vendim është absolutisht në kundërshtim me vendimin që ajo vetë ka miratuar një vit më parë, sipas të cilit, çështja e ripërtëritjes të gjyqtarëve të ardhshëm kushtetues është në dorë të ligjvënësit kushtetues, përmes një ndërhyrjeje në Kushtetutë", tha Xhafaj./Start/
2012-04-21 16:39