Fatos Nano merr “votat” e para drejt Presidencës

Pas takimit me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nano, ka marrë dje mbështetjen edhe të kreut të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, si dhe të deputetit socialist, Andis Harasani, të cilët kanë deklaruar se vota e tyre do të jetë për Nanon.
“Për sa kohë, PBDNJ-ja ia ka dhënë votën e saj në vitin 2007-të, nuk ka pse mos ta japë në vitin 2012-të”, deklaroi Dule, duke shtuar se javën që vjen do të ketë një takim me ish-liderin historik socialist, Fatos Nano, i cili ka shprehur ambicien për të qenë në krye të Shtetit.
Por, kreu republikan, Fatmir Mediu, thotë se mazhoranca do të ketë kandidatin e saj, dhe partia e tij do të votojë për këtë kandidat. “Unë e quaj normale fillimin e takimeve të z.Nano me krerët e partive politike, me qëllim që të sigurojë mbështetjen në garën presidenciale. Megjithatë, besoj se presidenti do të jetë nga radhët e PD-së, ka plot figura të denja për atë post”, deklaroi Mediu.
Në një intervistë televizive, Nano theksoi se do të zhvillonte takim edhe me kryeministrin Sali Berisha dhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Nëse ky i fundit e ka mbështetur Nanon në garën e tij, duke e konsideruar si një figurë të shkëputur nga Partia Socialiste dhe e dalë mbi palët, mazhoranca nga ana tjetër deri më tani deklaron se do të ketë kandidatin e saj. /Start/
2012-04-22 08:47