PS përshëndet apelin e Fule për krizën
TIRANE- Deputeti Armando Subashi, në emër të Partisë Socialiste ka përshëndetur reagimin e Komisionerit për Zgjerim dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule. Fule, në një deklatarë të tij. Dy ditë para se ai të vizitojë Shqipërinë ka bërë thirrje sot që klasa politike të arrijë një marrëveshje.
Komisioneri është shprehur se ngërçi i pjesëmarrjes aktive në Kuvend të deputetëve të Parisë Socialiste duhet të zgjidhet para vizitës së tij në 19 Mars.
“Falenderojmë komisionerin Fule për nxitjen e sotme në kërkim të zgjidhjes së një krize që rëndohet përditë nga mungesa e transparencës. Ne kemi bërë ofertën tonë që deri tani ka rënë në veshë të shurdhër. Shpresojmë që nesër qeveria do të ketë veshë për të dëgjuar zërin e arsyes dhe për të hapur kutitë” – ka deklaruar Subashi.
Duke theksuar se opozita i ka ofruar mazhorancës mundësinë për një marrëveshje, Subashi nënvizon se
“Pa hapjen e kutive s'ka transparencë. Pa transparencë s'ka zgjidhje. Pa zgjidhje s'ka kthim mbrapa të opozitës së bashkuar. Apeli ynë për zotin Berisha është publik: çlirimi i zgjedhjeve nga korrupsioni është çlirimi i zgjidhjeve për shqiptarët” – përfundon deputeti socialist.
(m.a/BalkanWeb)