E Shtunë, 31 Tetor 2026

Victor Bostinaru: Moszgjidhja e krizës me kosto për vendin

TIRANE- Qeveria shqiptare duhet te gjejë urgjentisht një zgjidhje për kërkesat e opozitës, pasi refuzimi i tyre do të sillte destabilitet politik në vend. Mesazhi vjen nga zv.kryetari i delegacionit për Europën Juglindore, Viktor Bostinaru i cili vë ne dukje se refuzimi në Kuvend i dy nismave të PS-së do të jetë me kosto për vendin.
“Unë besoj se Zoti Berisha dhe partia e tij do të ndërmarrin vendime të zgjuara për mirëfunksionimin e parlamentit, por gjithashtu për të mirën e vendit. Nëse jo Zoti Berisha duhet të jetë përgatitur për kostot” thekson zv/kryetari i delegacionit për Europën Juglindore në PE.

Sipas Bostinaru, Shqipëria ka nevojë për stabilitet politik në mënyrë që të cojë përpara reformat e kërkuara.

“ Zoti Berisha dhe partia e tij vazhdimisht në mënyrë të përsëritur i kanë premtuar Europës se ata do të gjejnë zgjidhje, se do të punojnë së bashku me Partinë Socialiste për një zgjidhje politike dhe tani është koha e duhur për ta bërë këtë. Nëse nesër mazhoranca do të vendosë të refuzojë propozimet e Partisë Socialiste kjo do ti kushtojë. Dua të jem i qartë: do të jetë me kosto, pasi Shqipëria ka nevojë për stabilitet politik. Por shpresoj ende se vendime të zgjuara do të ndërmerren nesër nga mazhoranca dhe në fund do të kemi një zgjidhje politike” u shpreh Bostinaru.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›