E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit si libreza shëndetësore

Kartat e identitetit do te sherbejne dhe si libreza shendetsore , per te gjithe ata qe derdhin kontribute per sigurimin e shendetit te tyre. Kjo do te arrihet vetem pasi te mbaroje procesi i dixhitalizimit te te dhenave shendetesore nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor. Drejtoresha e ISKSH-se Elvana Hana, u shpreh se ne fund te ketij viti do te nise apliklimi per procesin e dixhitalizimit.

“Muajin tjetër do të tenderohet nga Banka Botërore softëare që do të jetë i vendosur në ISKSH dhe kjo do të bëjë të mundur që gjithë ata që janë kontraktorë me ne, dhënës të shërbimit, do të jenë të lidhur online dhe të dhënat do të vijnë në moment kur kryhet shitja e medikamentit, kur kryhet vizita e pacientit të qendrën shëndetësore apo ku kryehet rregjistrimi i pacientit në spital. Ky sistem do të bëjë të mundur pastaj lidhjen me numrin e kartës së identitetit, pra do të bëjë të mundur që një vit më vonë të përdoret karta e identitetit si librezë shëndetësore në mënyrë që njerëzit të mos kenë nevojë të marrim libreza por ta kenë thjesht në kartën e identitetit” tha Hana.

Procesi i dixhitalizimit, do te shmangë fenomenin e abuzimit me barnat e skaduara si dhe problemin e shitjes se barnave te rimbursueshme nga depot.

“E mira është që në të gjitha farmacitë të jetë e evidentuar kur barnat janë pranë skadencës në mënyrë që ato të mos shiten tek pacienti dhe farmacisti ta kuptojë që në momentin e parë. Pra të jetë në sistem kur një barne i është afruar skadenca dhe nuk duhet të shitet më” tha Hana.
Projekti i dixhitalizimit eshte nje proces i inicuar qe ne vitin 2006, i finacuar nga Banka Boterore.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›