Westerberg: Suedia mbështet Shqipërinë për vizat
SUEDI- Anëtarësimi në BE është në të mirë jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Europës. Kjo është deklaruar nga kreu i parlamentit suedez Westerberg. Në këtë takim u diskutua gjerësisht për politikën reformatore të Shqipërisë dhe për zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit.
Biseda u fokusua kryesisht në plotësimin e detyrimeve që Shqipëria ka përmbushur. “Për të gjitha këto ne presim marrjen e vendimit nga BE për heqjen e vizave”, theksoi Topalli. Mbështetje për heqjen e vizave Kryetarja e Kuvendit e mori edhe nga Kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit të Suedisë, Goran Lennmarker.
Ai deklaroi se deputetët e Partisë Socialiste duhet të zënë vendet e tyre në Parlament dhe të bëjnë opozitë konstruktive. Mendoj është shumë e rëndësishme që të gjithë deputetët të marrin pjesë në punimet e Parlamentit, sepse çështja qëndron në faktin që Parlamenti duhet të kryejë një punë cilësore.- theksoi Lennmarker.
Gjatë vizitës në Suedi, Kryetarja e Kuvendit u prit edhe nga Kryetarja e delegacionit të Suedisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Walburga Habsburg. Kjo e fundit vlerësoi se situata politike duhet të ndryshojë, sepse bojkoti nuk është kurrë zgjidhje për një problem.
(m.a/News24/BalkanWeb)