E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, 500 milionë lekë për dëmshpërblimin e të përmbyturve

Qeveria miratoi disbursimin e 500 milione lekeve te cilet do te shkojne per te demshperblyer, banoret e goditur nga përmbytjet e fillimvitit ne zonen e nenshkodres dhe Lezhe. Kryeministri Berisha sqaroi se per plotësimin e fatures financiare jane përdorur edhe te ardhurat nga eksportimi i energjisi i cili per muajin e mars ka qene ne nivelet 14 milion kwh ne dite.

Pas kësaj kryeministri Berisha i kërkoi ministrit te Bujqesise qe te filloje menjehere nga puna per ndertimin e argjinaturave te reja per te shmanguar situata te ngjashme me ate te fillimvitit. Madje shefi i qeverise perseriti edhe njehere kerkese per ministrin e transporteve qe rruga e re by pas e shkodres te sherbej njekohesisht edhe si argjinature kundrejt ujrave te liqenit te qytetit.

Nje tjete vendim i qeverise ishte edhe ai per renten e tokes. Keshtu ata individe qe e kane token shteterore ne përdorim dhe nuk mund ta blejne do te paguajne renten nje pjese e te ciles do te shkoje per pushtetin lokal.

Ndersa nje vendim tjeter ne mbledhjen e qeverise ishte e ai qe i detyron subjektet e ndryshme t’i paguhen menjehere gjobat qe ve shteti dhe me pas te bejne ankimimin.

Sefundi rregulla te reja jane miratuar edhe per tenderat te cilat here pas here perballen me onesa qe krijohen nga vete ofertuesit.

Bledian Koka
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 17 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›