Vidhte lokalet perfundon ne pranga 21-vjecari
GJIROKASTR - Ka perfunduar ne pranga 21-vjecari Erion Stoka i denuar me pare per vjedhje. Ai dyshohet se ka kryer disa vjedhje gjate vitit qe sapo u mbyll.
Burimet zyrtare te policise bejne te ditur se pas nje pune te gjate operative dhe profesionale si dhe grumbullimit te provave ligjore ka rezultuar se ky shtetas ne bashkepunim me nje shtetas tjeter nga fshati Lazarat 28-vjecar i arrestuar ne tetor te vitit 2010 kane kryer disa vjedhje lokalesh dhe automjetesh dhe konkretisht
Me daten 13.08.2010 ne lagjen Kordhoce kane vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit R.R nga fshati Lazarat.
Me daten 14.08.2010 perballe fshatit Dervician kane vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit N.M nga Derviciani.
Po keta shtetas dyshohen edhe per dy vjedhje te tjera qe po punohet per dokumentimin e tyre me prova ligjore.
Gjithashtu gjate hetimeve dhe provave ligjore te grumbulluara u zbardh ngjarja e ndodhur me daten 13.08.2010 ne fshatin Goranxi te rrethit Gjirokaster ku shtetasit P.C nga ky fshat gjate nates i vodhen automjetin tip Citroen dhe pasi i moren gomat dhe pajisjet e tjera automjetin e kane djegur ne nje perrua ne afersi te fshatit Dervician. Per kete ngjarje u shpall ne kerkim nje shtetas nga Komuna Cepo e rrethit Gjirokaster si autori kryesor i dyshuar dhe po punohet per kapjen e tij.