E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen me droge ndalohen dy te rinj

LEZH - Perfundojne ne pranga dy te rinj per shitje te lendeve narkotike. Burimet zyrtare te policise se Lezhes bene te ditur se rreth oreve te para te mengjesit te sotem jane vene arrestuar Florind Jaku dhe Dorian Mirashi.


Jaku 27 vjec banor i Rreshenit eshte ndaluar per shkak se rreth oreve te vona te mbremjes se te shtunes pas nje kontrolli te ushtruar ndaj tij ne nje lokal ne afersi te Bashkise Rreshen iu gjet dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje qese plasmasi e vogel si ato te farmacive me nje lende bimore per te cilen dyshohet te jete kanabis sativa.


Gjithashtu po sot u ndalua 21-vjecari Mirashi banor i fshatit Rrille te Lezhes pasi gjate nje kontrolli te ushtruar ne automjetin e tij tip Golf me targa LA 6564 A ne sediljen e pare te pasagjerit i eshte gjetur nje sasi prej 26.5 gramesh lende e dyshuar si kanabis gati per perdorim si dhe nje sasi kablli elektrik bakri i vendosur ne bagazhin e makines per te cilin nuk ka dokument blerje. Ndaj tij eshte ngritur akuza e shitjes se narkotikeve si dhe e vjedhjes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›