E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS premton reformë kushtetuese për të zhbërë gabimin e vitit 2008

Pandeli-MajkoNdryshimet kushtetuese të vitit 2008 kanë pasur një kosto të rëndë për demokracinë në Shqipëri. Vetë kryetari i opozitës, Edi Rama, ka kërkuar falje për këto ndryshime, ndërkohë që mbrëmë në emisionin Top Story, kandidati socialist, Pandeli Majko, ka premtuar se do të ketë një reformë tjetër kushtetuese për të zhbërë gabimet e vitit 2008.

Majko deklaroi po ashtu në emision se opozita është duke hyrë në një referendum për largimin e politikanit më të vjetër në Europën Lindore.

Ish- kryeministri socialist tha se Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s ku zgjedhjet konsiderohen një ditë lufte.

Kurse Lisien Bashkurti i AK tha se edhe në përkrenaren e monumentit të Skënderbeut në Krujë është vendosur flamuri i PD, duke e quajtur këtë një barbarizëm.

Bashkurti akuzoi se Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi po nxjerr të burgosurit për ti përdorur për fushatë në krah të PD-së./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›