E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibali: "Gerdeci", protesta e opozites eshte e turpshme

Fatjona Mejdini

Partia Republikane deklaroi se protesta e sotme e partive politike te majta, per tragjedine e Gerdecit ka qellime te mirekoordinuara politike, per ta perdorur kete tragjedi te rende te ndodhur nje vit me pare. Nenkryetari i PR, Neritan Alibali, tha se opozita ka qellim lincimin e mazhorances aktuale, nepermjet kryetarit te PR, Fatmir Mediut. Nderkohe qe ka kerkuar zbardhjen deri ne fund te pergjegjesve te kesaj tragjedie. "Qellimi i lidereve kryesore te opozites eshte se pari, denimi me cdo kusht i kryetarit te PR, Fatmir Mediut, si ndeshkim ndaj qeverise, duke qene se zoti Mediu eshte nje nga drejtuesit kryesore te mazhorances qeverisese", deklaroi ne nje konference per shtyp, nenkryetari i PR, Neritan Alibali. Po keshtu, perfaqesuesi i PR-se deklaroi se kjo proteste e organizuar behet per te ushtruar presion ndaj Prokurorise se Pergjithshme, dhe per ta perdorur kete institucion, si vegel te politikes. Nderkohe numri dy i republikaneve, e ka cilesuar te turpshme protesten e opozites per Gerdecin, pasi sipas tyre, Fatmir Mediu po lincohet me pa te drejte. Ne nje-vjetorin e tragjedise se Gerdecit, PR akuzon per lidhje me Gerdecin edhe zyrtare te opozites. "Ekzistojne prova komunikimi dhe marredheniesh mes ketyre lidereve te opozites dhe te arrestuarit te Gerdecit, te cilat i disponon prokuroria ne dosjen hetimore, por nuk ka dashur t'i hetoje. Opozita e percare do te organizoje mitingje ne perkujtim te Gerdecit. Ato kane nje qellim te perbashket qe nuk lidhet fare me qytetaret. Ai eshte presioni i radhes qe i behet drejtesise shqiptare, tani qe dosja e Gerdecit do te shkoje ne gjykate. Te mos harrojme telefonatat e shumta dhe te gjata qe kane bere me zotin Delijorgji, me qindra te tilla, tabulatet e te cilave disponohen. Te mos harrojme udhetimet jashte shtetit dhe qendrimet ne hotelet luksoze me shpenzimet e zotit Delijorgji. Te mos harrojne marredheniet e biznesit qe kane edhe sot e kesaj dite me zotin Delijorgji, te cilat vazhdojne te jene me efektivitet te larte" tha nenkryetari i PR, Neritan Alibali. Ai nenvizoi se presioni i partive te majta, ka renduar prej kohesh edhe mbi vete banoret e Gerdecit. "Opozita shqiptare, nepermjet kercenimeve therese politike, shpifjeve fantastike, apo veprimtarive te zhurmshme populiste, ia ka dale te krijoje nje ndjenje frike dhe pasigurie tek nje pjese e banoreve te Gerdecit", tha Alibali.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›