PS: Vizat, qeveria Berisha-Meta s'ka permbushur kushtet
Denis Dedej
Partia Socialiste shprehu dje shqetesimin e saj, per deshtimin e qeverise Berisha-Meta, ne permbushjen e standardeve qe do te mundesonin heqjen e regjimit te vizave per shqiptaret, sikunder po ndodh me maqedonasit, serbet e malazezet. Permes nje komunikimi me mediat, deputeti socialist Ilir Gjoni, denoncoi gjithashtu perpjekjet e qeverise per t'ia faturuar deshtimin e saj ne kete proces, opozites. "Partia Socialiste bashkohet me qendrimin e raporteres per liberalizimin e vizave, ne Parlamentin Evropian, Tanja Fajon se rruga per te mundesuar heqjen e regjimit te vizave mbetet permbushja e standardeve dhe jo akuzat e pabazuara, qe vijne nga "tellallet" e Berishes ne drejtim te opozites", deklaroi Gjoni. Sipas tij, nga vleresimi qe socialistet i kane bere permbushjes se reformave, ne bllokun e trete te Udherrefyesit te Liberalizimit te Vizave, qe perfshin ceshtjet e rendit publik dhe sigurise, rezulton se asnje nga masat e parashikuara, per t'u zbatuar gjate muajit shtator, sipas Planit te Veprimit te miratuar nga vete qeveria ne korrik te ketij viti, nuk eshte realizuar. Zyrtari socialist theksoi se nuk eshte zbatuar Strategjia dhe Plani i Veprimit kunder Trafikut te Droges. "Nuk jane permiresuar masat per aksesin ne informacion, mbi kapjen e droges dhe personave te perfshire ne pikat e kalimit kufitar. Nuk eshte amenduar ligji "Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar", beri te ditur deputeti socialist. Per te, nuk eshte zbatuar strategjia ndersektoriale si dhe Plani i Veprimit Antikorrupsion. Gjoni tha se Berisha dhe qeveritaret e tij, jane bere si ai "mbreti lakuriq" i Andersenit. "Permes disa veprimeve vulgare e provinciale, mundohen te impresionojne ende shqiptaret permes publikimit te leterkembimit protokollar, me personalitete te ndryshme nderkombetare, duke i paraqitur ato si mbeshtetje personale", vleresoi zyrtari i partise me te madhe ne opozite. Sipas tij, integrimi kerkon impenjim e perkushtim te tere strukturave te shtetit per te forcuar administraten publike, duke pasur nje gjyqesor te pavarur e te paanshem, prokurore te specializuar ne luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit. "Integrimi i Shqiperise ne BE, nuk behet as me propagande boshe e as me leterkembime ministrore. Prandaj kjo situate nuk mund te ndryshoje me kete qeveri dhe prandaj edhe roli i opozites sot, me shume se kurre eshte vendimtar", perfundoi fjalen e tij, Ilir Gjoni.
INTEGRIMI
"Integrimi i Shqiperise ne BE nuk behet as me propagande boshe e as me leterkembime ministrore. Kjo situate nuk mund te ndryshoje me kete qeveri dhe prandaj edhe roli i opozites, sot me shume se kurre eshte vendimtar",-tha Gjoni.