E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, programi përmes “Dialogut”

 

Socialistët prej më se një viti kanë nisur "Dialogun me Shqipërinë", përmes të cilit kanë trajtuar çështjet kryesore të ekonomisë dhe jetës së shqiptarëve. Ekonomia, bujqësia, arsimi, energjetika, shëndetësia ishin disa nga sektorët nga ku u thithën mendimet dhe u morën propozimet për të ndryshuar situatën ekonomike në vend, por dhe atë të shërbimeve. Dialogu u pasua nga tryeza me ekspertë, të cilët krijuan dhe bordet e dialogut me qytetarët, struktura që i nxitën qytetarët për t'u bërë aktivë në politikë. Muajin e fundit, kryetari socialist, Edi Rama po ndërmerr një dialog me temën e arsimit, ku janë evidentuar mjaft probleme të arsimit shqiptar, që nga mungesa e infrastrukturës e deri te cilësia e mësimdhënies.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›