E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtet e reja për lotarinë amerikane

 

TIRANE

Shqiptarët që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane duhet të plotësojnë disa kushte. Së pari, aplikimi kryhet nëpërmjet internetit, pasi nuk pranohen aplikimet me postë. Shqiptarët që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane më parë duhet të kenë përfunduar shkollën e mesme ose të kenë 2 vjet eksperiencë pune brenda 5 vjetëve të fundit në një profesion që kërkon 2 vjet trajnim për t'u bërë. Në një intervistë për gazetën "Panorama" Meri Prifti, avokate e specializuar për çështjet e emigracionit në Amerikë dhe Kanada ka shpjeguar në detaje të gjitha hapat që duhet të ndjekin shqiptarët për të aplikuar për lotarinë amerikane. Sipas saj, nga kjo lotari mund të fitojnë deri në 3 800 persona, pasi rregulli është që asnjë vend i botës s'mund të kalojë mbi 7% të 55,000 vizave të mundshme. 
Në datën 2 tetor Departamenti i Shtetit Amerikan filloi lotarinë e emigracionit DV-2010. Sa zgjat kjo lotari dhe çfarë i duhet aplikantëve për të marrë pjesë?
Lotaria DV-2010 filloi më 2 tetor dhe vazhdon deri më 30 nëntor 2008. Ata që duan të aplikojnë duhet të aplikojnë vetëm nëpërmjet internetit, sepse ky është rregulli që ka vendosur shteti amerikan prej vitesh. Nuk pranohen aplikimet me postë. Kushti i vetëm është që aplikantët të kenë mbaruar shkollën e mesme ose të kenë 2 vjet eksperiencë pune brenda 5 vjetëve të fundit në një profesion, që kërkon 2 vjet trajnim për t'u bërë. Kriteri i punës është shumë i ndërlikuar për t'u sqaruar me 2 fjalë, sepse është e nevojshme që të hapen librat e Departamentit të Punës së Qeverisë amerikane për të parë si klasifikohet profesioni. Ata që nuk kanë shkollën e mesme duhet të bisedojnë me ne për t'i dhënë detajet se si mund të kualifikohen nga profesioni. Kriteri i shkollës së mesme është i thjeshtë dhe i jep shansin e fitores mijëra shqiptarëve.
Vërtet mund të fitojnë mijëra shqiptarë?
Po, për DV-2007 Shqipëria ka vendin e dytë në Evropë për numrin e fituesve. Kanë fituar rreth 2000 vetë. Për DV-2008 rreth 2,500 vetë. Në Shqipëri fitojnë shumë lotarinë amerikane sepse dhe aplikojnë shumë, mijëra njerëz. Shembujt e viteve të kaluara i kanë dhënë lotarisë amerikane besueshmëri. Kanë fituar dhe ikur në SHBA mijëra vetë, të pasur dhe të varfër. Shteti amerikan është serioz dhe zbaton atë që thotë. Shqiptarët janë përshtatur mirë në Amerikë. Ata atje i duan, i respektojnë dhe i ndihmojnë.  Pse mos të aplikojnë mijëra vetë për lotarinë kur shanset e fitores janë kaq të mëdha? Teorikisht mund të fitojnë deri në 3 800 vetë, sepse rregulli është që asnjë vend i botës s'mund të kalojë mbi 7% të 55,000 vizave të mundshme. D.m.th., shqiptarët s'mund të marrin më shumë se rreth 3 800 viza. Kjo është mundësi shumë e madhe.
Zyra juaj avokatore çfarë i ofron aplikantëve të lotarisë amerikane?
Ne i ofrojmë profesionalizëm dhe korrektësi në hedhjen e lotarisë me internet. Të gjithë ata që aplikojnë tek ne, marrin konfirmimin që aplikimi i tyre u pranua nga Qendra e Vizave në Amerikë. Ky është seriozitet. Nëse dikush aplikon, duhet të dijë me garanci që aplikimi i tij shkon atje ku duhet. Ka shumë aventurierë që bëjnë lotarinë për publikun pa pasur licencë, pa i njohur njeri se kush janë dhe pa përgjegjësi profesionale. Ka kërkesë shumë rigoroze se si duhet të jenë fotografitë, çfarë rezolucioni duhet të ketë skaneri dixhital ose çfarë përmasash dhe qartësie duhet të ketë fotografia dixhitale, që shkarkohet direkt në kompjuter. Këto gjera mund t'i bëjnë dhe të tjerët. Ajo që askush tjetër nuk e ofron është një zyrë e përhershme në Tiranë, që merret gjithë vitin me fituesit e lotarisë amerikane në gjithë fazat e saj, deri në marrjen e vizës në ambasadë. Ne jemi zyra e vetme e përhershme që merret me çështje emigracioni në Shqipëri. Të tjerët punojnë vetëm 2 muaj dhe pastaj gjithë vitin nuk i gjendet më adresa. Ne kemi marrëdhënie të rregullta me avokatë të njohur amerikanë, që ndihmojnë klientët tanë për çdo çështje. Ka shumë raste kur duhet ndihma e avokatëve amerikanë, sidomos në fazat e mëvonshme të lotarisë. Ajo që është e rëndësishme është se tek ne shanset e fitores janë të mëdha.  Aplikantët e vitit të kaluar kanë fituar në masën 5%, pra 5 % e atyre që aplikuan tek zyra jonë vjet e fituan lotarinë. Kjo nuk është përqindje e madhe në dukje, por po të kemi parasysh që kjo është vetëm lotari, kjo përqindje është shumë e madhe. Asnjë zyrë tjetër në Shqipëri nuk ka këtë rezultat. 
Thonë që shteti amerikan nuk kërkon pagesë për lotarinë, ju pse kërkoni?
E vërtetë që Amerika nuk kërkon pagesë për lotarinë e fazës së parë. Kush ka mundësi dhe aftësi ta bëjë vetë aplikimin, kjo do ishte fantastike. Ne jemi biznes privat dhe ofrojmë ndihmë për ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë vetë lotarinë në internet dhe sipas kushteve që kërkohen. Nëse dikush mendon se ka nevojë për ndihmë, ne jemi gati t'i ndihmojmë me një pagese simbolike. Koha është e çmuar për të gjithë dhe koha jonë paguhet. Një jurist në zyrën tonë harxhon rreth 30 minuta për një aplikim direkt në internet. Tek ne nuk e bëjnë lotarinë fotografet siç ndodh nëpër rrugë, por vetëm juristë të diplomuar. Aplikanti mund t'i kërkojë diplomën personit që e ndihmon në zyrën tonë dhe do ta shohë që ne jemi seriozë dhe nuk tallemi me njerëzit. Ne jemi zyrë për të ndihmuar ata që duan ndihmë, duan siguri dhe garanci. Kemi studiuar dhe jemi specializuar me juristë amerikanë. Kemi shumë vjet që bëjmë këtë punë. Shkurt, jemi më të mirët dhe më profesionistët në Shqipëri.
Çfarë tjetër duhet të dinë aplikantët për të aplikuar?
Duhet të dinë emrat, datëlindjet, adresat dhe arsimin e vetes dhe familjarëve. Duhet të kenë dhe fotot sipas specifikimeve të QKV të Amerikës. Të jenë foto dixhitale 600 me 600 pixel, rezolucion 150 doc, me sfond të bardhë, fytyra të jetë 60% e fotos, koka drejt dhe pa syza apo pengesa të tjera. Dimensioni nuk duhet të jetë më shumë se 240 kb. Formati jpeg. Fotografia duhet për secilin nga anëtarët e familjes. 
Thuhet që është më mirë të aplikosh shpejt dhe mos ta lini për ditët e fundit, e vërtetë?
Po, në faqen zyrtare të DV-2010 inkurajohen aplikantët të aplikojnë shpejt dhe jo ditët e fundit të afatit, por kjo për faktin se ditët e fundit aplikojnë të gjithë dhe faqja e internetit ku aplikohet ngadalësohet nga ngarkesa e madhe. Mund të ketë defekte dhe vonesa në rrjetin e komunikimit, etj.  Megjithëse do ishte mirë të aplikohej në ditët e para të afatit, kjo nuk do të thotë që ata që aplikojnë në fund nuk kanë të njëjtin shans për fitore. Nëse aplikimi mbërrin në QKV në Amerikë, në fillim apo në fund, shansi për t'u përzgjedhur është i barabartë për të gjithë. 
Nëse dikush fiton, kur i vjen përgjigjja e fitores? Çfarë afatesh kanë fazat e ndryshme të lotarisë?
Përgjigjet vijnë me postë direkt në adresën që aplikanti ka plotësuar në formularin e aplikimit. Ato vijnë në periudhën maj-qershor 2009. Pastaj plotësohen përsëri disa formularë që dërgohen në Amerikë dhe pas tyre vjen data e intervistës në ambasadën amerikane. Gjithë procesi deri në marrjen e vizës duhet të përfundojë deri më 30 shtator 2010. Këto janë afatet kohore, por nëse të vjen përgjigjja e parë pozitive, koha fluturon deri në marrjen e vizës.
Ku mund t'ju gjejnë juve ata që duan ndihmën tuaj?
Zyra jonë është në Tiranë në dalje të Bllokut pranë kryqëzimit të Tiranës së Re, përball ProCredit Bank ose godinës së LSI. Telefoni zyrës fiks është 2 240 800 dhe celulari 0684060840. Të gjithë janë të mirëpritur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›