E Diel, 1 Nëntor 2026

PS provon numerimin elektronik por ngec te Kryesia

Teknologjia

Permes nje makine te blere privatisht dhe te testuar nje nate me pare socialistet kane provuar numerimin elektronik te votave te hedhura nga anetaret e Asamblese Kombetare per Kryesine dhe sekretaret. Proceduren ne fjale e ka bere te njohur per te pranishmit kryetari i partise Edi Rama i cili gjithsesi ka shtuar se per gjithsecilin e drejta per te kerkuar rinumerim manual eshte e padiskutueshme. Procesi i numerimit mund te ndiqet live nga te gjithe perfshire edhe publikun permes nje ekrani ku ne kohe reale do te afishohet ecuria e rezultatit dhe ne fund do te dale perfundimi me numerim e votave per gjithsecilin. Shpresoj qe kjo prove e pare te jete edhe me fat dhe te mos hasim probleme teknike gjate procesit tha ai duke shtuar se aparatura eshte blere ne Shqiperi per te provuar nje proces qe synohet te behet i gjithepranishem per votimet ne mbare vendin. Ne fakt sikunder u verifikua ne proces numerimi elektronik dha rezultate vetem per sekretariatin dhe kreun e Asamblese Kombetare Gramoz Ruci te cilet u zgjodhen ne detyre permes te dhenave te perpunuara nga makina. Procesi u nderpre per te kaluar ne numerim manual per anetaret e Kryesise Socialiste per arsye teknike qe lidhen me mosleximin e cilesimit te fleteve te votimit. Problemet e lindura kane nxitur kerkesen per leximin e fleteve ne menyre tradicionale duke dhene keshtu nje produkt disi te pazakonte per nga menyra e nxjerrjes se rezultatit. Keshtu sekretariati dhe Kreu i Asamblese Kombetare jane zgjedhur te tille pas numerimit elektronik ndersa anetaret e Kryesise me numerim racional gjithnje pas nje votimi te fshehte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›