Topi dhe Nano ngushellime ne familjen mbreterore
Trupi i pajete i Leka Zogut do te nderohet sot ne ambientet e salles se Kuvendit te Shqiperise dhe vendi do te jete ne zi zyrtare. Por edhe dje politikane dhe miq te te ndjerit kane bere ngushellimet e rastit per te birin e tij Princ Lekes. Ne pallatin mbreteror ne rrugen Murad Toptani ne kryeqytet dyert kane qene te hapura dhe Princ Leka jo vetem ka pritur zyrtare te larte te vendit por edhe drejtues te larte te opozites si ish- kryetari i PS-se ish-kryeministri i vendit Fatos Nano. Dje ne mesdite kreu i shtetit Bamir Topi ka bere ngushellimet ne vilen qe i perket perfaqesuesve te Mbreterise shqiptare. Ndava me Princ Leken dhimbjen e cila nuk eshte vetem e familjes por e mbare shoqerise shqiptare qe sot respekton nje njeri qe ndonese pati nje jete shume te veshtire larg Shqiperise asnjehere nuk iu shmang detyrimeve qytetare per te qene nje patriot dhe per te kontribuar per ceshtjen kombetare deklaroi Bamir Topi per gazetaret per qellimin e kesaj vizite. Sipas tij Princ Lekes i takon detyra qe ti jape gezim kesaj shtepie ta mbushe me trashegimtare dhe te jete ne vazhdim te tradites se paraardhesve te tij per te kontribuar per ceshtjen kombetare. Presidenti theksoi se Shqiperia sot kishte nevoje per cdo njeri per te kontribuar per te ardhmen e saj. Nga ana e tij ish-kryeministri socialist Fatos Nano gjeti rastin te jepte vleresimin personal sa i perket rolit te Leka Zogut. shte nje detyre politike dhe kombetare te jemi prane Familjes Mbreterore sot. Leka Zogu eshte nje nga simbolet dhe kontributet atdhetare qe duhet ta nxise politiken te shumefishoje pikat e bashkimit deklaroi Nano i cili nuk pranoi te bente asnje koment tjeter politik gjate komunikimit te shkurter qe beri me median. Nga ana tjeter kryetari i PS-se Edi Rama ende nuk ka bere asnje ngushellim zyrtar per ndarjen nga jeta te Leka Zogut. Por perfaqesues te PS-se kane shprehur vleresimin e tyre per kete figure.