E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Nuk mjafton vetem konsensusi. Duhen plotesuar 12 kushtet e BE-se

Intervista Ambasadori i Bashkimit Europian ne Tirane flet pas nisjes se punes se Komisionit te Reformes Zgjedhore

Ne nje interviste per Top Channel ambasadori i Komisionit Europian ne Tirane Ettore Sequi deklaroi se eshte nje lajm i mire vullneti per konsensus dhe reforma qe lidhen me se shumti me reformen zgjedhore. Ai deklaroi se gjithcka duhet bere ne kohen e duhur dhe se vullneti i mire nevojitet qe vendi te perparoje ne rrugen drejt Bashkimit Europian.

Ambasador Sequi sa i rendesishem eshte zbatimi i marreveshjeve te fundit mes dy forcave kryesore politike ne Shqiperi

Me lejoni para se gjithash te them se une e konsideroj kete si nje arritje te rendesishme e nuk jam i vetmi. Bashkimi Europian mirepriti krijimin e nje komisioni ad hoc parlamentar per reformen zgjedhore te nje grupi pune per rregullat e procedures se Kuvendit si dhe te nje programi per te votuar ligjet qe kerkojne shumice me 3/5. Kjo eshte e rendesishme. Ky eshte nje hap i pare eshte nje proces qe sapo ka nisur dhe nevojitet qe ai te konsolidohet. Ritmi i ketij procesi duhet shpejtuar per mendimin tim. Por eshte e qarte se ka gjithashtu dhe prioritete te tjera. Komisioni ka konstatuar qartesisht 12 te tilla dhe u takon qartesisht te gjitha forcave politike qe te mobilizojne te gjithe energjite e tyre per shqiptaret dhe per te zbatuar 12 prioritetet kyce.

Perfaqesuesja e Larte Ashton deklaroi se reforma zgjedhore duhet kryer ne kohen e duhur perpara zgjedhjeve te ardhshme. Kur eshte koha e duhur

Une mendoj se periudha e kohes se duhur eshte qartesisht ajo qe mundeson adresimin ne kohe te ceshtjeve per pergatitjen e zgjedhjeve. Por koha e duhur percaktohet edhe nga vullneti i mire. Keshtu qe mendoj dhe kam besim qe ky vullnet i mire te qendroje aty dhe te vijoje jo vetem per kete komision parlamentar por edhe per segmentet e tjera te reformave te nevojshme per Shqiperine ne menyre qe vendi te perparoje ne rrugen drejt BE-se.

A jane zgjedhjet ende nje kusht per statusin kandidat te Shqiperise

shte e qarte se aspekti zgjedhor eshte shume i rendesishem. Ajo qe na nevojitet tani eshte qe te perfundojme kete reforme zgjedhore dhe te adresojme te gjitha rekomandimet e bera nga OSBE/ODIHR sepse ky eshte nje parakusht i qarte per te pasur zgjedhje te suksesshme.

A do te pranonit ju zgjedhje te tjera problematike nga Shqiperia

Pike se pari do te deshiroja te mireprisja rezultatin e suksesshem te komisionin ad hoc parlamentar per reformen zgjedhore sepse sic e thashe e konsideroj kete nje kusht shume te rendesishem per te siguruar qe zgjedhjet te jene te suksesshme.

Se dyti.. Ju thate pike se pari e me pas

Epo mire pike se dyti une thjesht do te theksoja se eshte e domosdoshme qe te ruhet vullneti i mire qe coi ne keto arritje te rendesishme vullnet qe e perseris duhet te vijoje ne menyre qe te shenohet sukses.

Nje nga prioritetet kyce qe thekson Komisioneri per Zgjerim Stefan Fule eshte reforma ne drejtesi. Cilet duhet te jene hapat e radhes ne kete fushe

Sic e thashe zbatimi i prioriteteve kyce eshte qartesisht kushti kryesor. Ajo cfare eshte e nevojshme sipas meje meqe shoh dhe konsensus ndermjet partive politike eshte qe te tentohet per te punuar mbi ngritjen e nje plani aksioni per zbatimin e prioriteteve kyce. Mendoj se duke e bere kete sigurohet ritmi i reformave si dhe vazhdimi i suksesshem i procesit.

Nje pjese e madhe nga ndihma financiare e BE-se per Shqiperine shkon per drejtesine. A do ti ndihmoni autoritetet shqiptare nese vijon kultura e pandeshkueshmerise vecanerisht per rastet e korrupsionit ne nivel te larte

Me lejoni para se gjithash tju falenderoj per kete pyetje sepse thekson rendesine e ndihmes financiare te Bashkimit Europian. Me lejoni tju jap disa te dhena qe shpjegojne sesa e rendesishme eshte kjo ndihme financiare. Nga viti 91 deri ne vitin 2012 ne teresi shuma e parave te ofruara ndaj Shqiperise ishte 14 miliarde euro. do vit ne shpenzojme rreth 80 milione euro madje pak me shume se 80 milione. Kjo deshmon vecanerisht ne nje periudhe te veshtiresive financiare se angazhimi i Europes per Shqiperine eshte shume i forte dhe vazhdon te mbetet i forte. Tani eshte e qarte se cdo segment i adresuar ne prioritetet kyce eshte i rendesishem ne vecanti ato segmente tek te cilat Bashkimi Europian investon para. Ndaj une vetem mund te konfirmoj ate qe sapo thashe. Te gjitha prioritetet kyce jane te rendesishme qartesisht perfshire gjyqesorin dhe luften ndaj korrupsionit.

Perfshire ne rastet e korrupsionit ne nivel te larte

Perfshire te gjitha ato qe jane thene ne raportin e progresit te cilin ne ia kemi paraqitur te gjithe spektrit jo vetem politik por dhe segmenteve te shoqerise civile ne Shqiperi dhe ne menyre te qarte ne flasim edhe per rastet korrupsionit ne gjyqesor apo diku tjeter per cdo nivel.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›