Meidani dhe Bufi rikthehen ne drejtim me poste honorifike
Mes vendimeve te forumeve dhe normave statutore selia roze dhe kreu i saj kane vendosur te gjejne nje instrument amortizimi permes ngritjes se nje organi keshillimor. Keshilli Politik i Partise eshte miratuar dje nga Asambleja Kombetare e PS-se si nje propozim i kreut te saj Edi Rama por qe ne fakt rikthen nje ide te lene pas qe prej vitit 2005. Arsyen dhe menyren e funksionimit te Keshillit e ka sqaruar ne fjalen e vet kryetari i partise Edi Rama i cili ka thirrur ne funksionet politike simbolike por jo pa peshe emra te njohur te PS-se nder vite perfshire ketu edhe nje ish-themelues te saj por edhe te Levizjes Socialiste per Integrim Sabit Brokaj qe nuk eshte anetar i Asamblese Kombetare. Nje strukture keshillimore e njerezve me me pervoje thene ndryshe ajo qe hera-heres eshte kerkuar si nje keshill te urtesh. Ky keshill duhet te institucionalizohet dhe mblidhet sistematikisht ne prani te kryetarit te partise domosdoshmerisht dhe te tjere perfaqesues te partise sipas rastit dhe nevojes per te degjuar dhe per tu degjuar tha Rama. Me tej ai ka propozuar si pjese organike te kesaj strukture ish-presidentin e Republikes Rexhep Meidani ish-kreun e Kuvendit te Shqiperise Servet Pellumbi ish-kryeministrin Ylli Bufi ish-zv.kryeministrin Namik Dokle kreun e Asamblese Kombetare Gramoz Ruci ish-kryeministrin Pandeli Majko ish-ministren e Jashtme Arta Dade ish-ministrin e Arsimit Ethem Ruka ish-ministrin e Transporteve Maqo Lakrori ish-zv.ministrin e Jashtem ish-deputetin Luan Hajdaraga ish-ministrin e Mbrojtjes Sabit Brokaj dhe ish-diplomatin e njohur Bashkim Zeneli. Sic mund te shihet mjaft themelues te selise roze gjejne vend ne organin keshillimor ne nje zgjidhje formale por sidoqofte jo pa rendesi te respektimit te kontributeve.