E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Asnje afrim me Meten eshte pjese e pushtetit. Rivaliteti nje pasuri

Deklarata Kreu i opozites ben konkluzionet e Asamblese

Pa Ilir Meten dhe duke pare te rivaliteti nje pasuri te Partise Socialiste me keto dy mesazhe u eshte drejtuar dje kryetari i selise roze Edi Rama anetareve te Asamblese Kombetare ne mbledhjen konstituese te zhvilluar ne nje resort mes Pezes dhe Durresit. Duke folur per mjaft gjera me rendesi qe lidhen me kryesine e re sekretariatin dhe ngritjen e grupeve te punes per programin Rama ka nenvizuar dy ceshtjet ne fjale qe jane ne vetvete bashkeshoqeruese te PS-se ne te gjitha perllogaritjet e saj politike per te ardhmen. Ilir Meta eshte pjese e pushtetit dhe nuk ka opozite te thote se na duhet gjysma e pushtetit. Ai e ka bere zgjedhjen e tij dhe ne nuk kemi cti themi per sa kohe ajo mbetet zgjedhja e tij. Ne na duhet nje organizim per te shkuar ne cdo dere dhe per tu folur me zemer cdo qytetari - tha Rama duke perforcuar idene e lenies se aleances me LSI-ne ne periferi te interesit socialist. Nderkohe nje tjeter problem qe ka prodhuar kosto periodike eshte ai i rivalitetit te brendshem e ne kete pike kreu socialist ka kerkuar nje zgjidhje kompromisi duke perfshire ne liste per anetar kryesie dy deputetet e Levizjes per Mendimin Ndryshe Arben Malaj dhe Ben Blushi. Po keshtu Andis Harasani eshte propozuar kreu i Grupit te Punes per Energjine ne Asamblene Kombetare. Ne fjalen e vet permbyllese kreu i PS-se ka nenvizuar se rivaliteti dhe diversiteti jane nje pasuri nese administrohen si duhet duke kerkuar nga ata qe mendojne ndryshe te shohin te vota e marre pergjegjesi. Pergjegjesite individuale jane pergjegjesi te perbashketa - eshte shprehur ai ne nje apel qe u drejtohet deputeteve te LMN-se. Ne kete kuader personi qe realisht eshte lene jashte projektit te PS-se eshte themeluesi i saj Kastriot Islami i papranishem ne mbledhjen e Asamblese Kombetare. Ne nje kohe kur mbeten edhe dy vjet deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare duket se procesi i mbyllur dje i ka dhene PS-se nje moment pozitiv e ne kete kuader shqetesimi me i madh per kreun e saj mbetet serish kohezioni i brendshem. I vetedijshem tanime se debati i brendshem eshte nje tipar i perhershem i partise Rama ka kerkuar ta kapitalizoje ate si avantazh ndaj kundershtarit qe e nderton politiken kryesisht te disiplina. Kjo nuk eshte nje parti e vasalitetit por e rivaliteteve. Ka qene keshtu eshte keshtu duhet dhe do te jete keshtu ne te gjitha nivelet. Por problemi yne nuk jane rivalitetet problemi yne eshte i te jetuarit keq te tyre. Te mesuarit keq nga to. Te berit keq per shkak te tyre. Ne te gjitha nivelet. mund tju ofrojme ne organizatave cmund tju kerkojme ne Asambleve vendore nese kjo Asamble nese Kryesia jone nuk japin shembullin e te jetuarit mire me rivalitetet - deklaroi Edi Rama. Me nje perfshirje ne kryesi qe merr kuptimin e nje oferte per te bashkepunuar sidomos per programin e ri kreu socialist ka bere nje levizje krejtesisht te ndryshme nga prirja per te lene ne heshtje problemet dhe zerat ndryshe per te kaluar ne nje ndarje pushteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›